Kerry: Pakistani të bëjë më tepër kundër terroristëve

Senatori amerikan, John Kerry, i ka bërë thirrje Pakistanit që të bëjë më tepër në eliminimin e bazave terroriste nga territori i vet.
Pwr njw kohë të gjatë Washingtoni e ka akuzuar Islamabadin se po bënë pak kundër militantëve me bazë në Pakistan, të cilët po lansojnë sulme në Afganistanin fqinjë.
Duke folur në një dëgjim në Kongresin amerikan, Kerry tha se është “e papranueshme për të pasur zonë të imunitetit për akte të luftës” kundër forcave ndërkombëtare brenda në Afganistan.
Kerry ka theksuar se Pakistani duhet të jetë “më kategorik dhe më bashkëpunues”, duke sugjeruar se do të ndërmerren masa të tjera, nëse konsiderohet se Islamabadi nuk po bën më tepër.