Romney kundër martesave mes gjinisë së njëjtë

Ish-guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, që pothuajse e ka fituar nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në muajin nëntor, e ka kundërshtuar martesën mes pjesëtarëve të gjinisë së njëjtë dhe poligaminë, derisa e ka shprehur besimin e tij në vlerat e krishtera dhe në familje.
Tri ditë pasi Barack Obama, u bë presidenti i parë amerikan, që publikisht i ka mbështetur martesat e gjinisë së njëjtë, Romney, në një Universitet të krishterë në Virxhinia, tha se “përparësia e familjes mbetet në zemër të parimeve që e përforcojnë kombin”.
Mitt Romney kalimthi e ka përmendur fenë e tij mormone, e cila disa votues të krishterë konservatorë i ka shqetësuar.
Por, para evangjelistëve të krishterë ai u shpreh se “martesa është marrëdhënia ndërmjet një mashkulli dhe një gruaje”.