E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry: Sulmet ndaj amerikanëve “të neveritshme”

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka cilësuar si të neveritshme sulmet e talibanëve në Afganistan, të cilat kanë vrarë pesë amerikanë, përfshirë një diplomate të re.

Tre ushtarët amerikanë, diplomatja dhe një punonjës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes janë sulmuar të shtunën në provincën Zabul. Së bashku me ta ka vdekur edhe një mjek afgan.

Po ashtu të shtunën, një tjetër shtetas amerikan është vrarë në një sulm të kryengritësve në lindje të Afganistanit.

E shtuna ka qenë dita më vdekjeprurëse për SHBA-në në Afganistan në më shumë se tetë muaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›