Kerry Washington, gruaja e veshur më mirë
Aktorja Kerry Washington, është shpallur si Gruaja e veshur më mirë në botë nga revista amerikane, People. Washington ndër të tjera ka qenë e nominuar për çmimin Emmy për rolin e saj në serialin Scandal.

Aktorja 36 vjeçare udhëheqë listën e ikonave më me stil. Në listën e People është edhe fituesja e çmimit Oskar, Jennifer Lawrence, këngëtarja Solange Knowles, aktoret Jenna Dewan Tatum dhe Kate Bosworth.

Megjithëse Washington është shpallur si gruaja e veshur më mirë, aktorja tjetër Lawrence është shpallur si femra me stilin më të mirë, ndërsa Jessica Chastain, si femra e veshur më mirë në tapetin e kuq.



Revista që raporton kryesisht për jetën e yjeve të njohura të Hollywoodit e ka krijuar listën duke marrë vlerësime nga redaktorët e saj, 42 milion lexuesit e saj dhe blogerët.
Vitin e kaluar aktorja Gwyneth Paltrow ishte shpallur si gruaje e veshura më mirë.