E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry optimist për paqen në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje ndaj palestinezëve të mos reagojnë negativisht ndaj aprovimit të Izraelit për 1200 ndërtime të reja banesash, vetëm pak ditë para rifillimit të bisedimeve për paqe.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se lëvizja e së dielës ishte deri diku e pritshme, por theksoi se Washington-i i konsideron ndërtimet të paligjshme.

Ky veprim nënvizon edhe njëherë rëndësinë e uljes në tryezë sa më shpejt, tha ai për reporterët, gjatë një vizite në Kolumbi. Negociatorët palestinezë kanë akuzuar Izraelin se po përpiqet të sabotojë bisedimet.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite refuzoi kritikat, duke thënë se çdo iniciativë paqeje deri më tani ka propozuar se çdo territor i prekur nga ndërtimet do të bëhet territor i Izraelit.

Disa orë më vonë, autoritetet izraelite publikuan detajet e 26 të burgosurve palestinezë me dënime të gjata, të cilët do të lirohen ditën e martë.

Vonesa i jep kohë për ankesa ligjore në limitin e kohës, për familjet e viktimave, që kanë protestuar kundër këtij vendimi.

Bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës do të rifillojnë të mërkurën, dy javë pas raundit parapërgatitor të mbajtur në Washington.

Ndërtimet e reja të Izraelit do të ndahen në 793 blloqe banimi në Jeruzalemin lindor, ndërsa 394 në Bregun Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›