E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerry:SHBA, fonde shtesë për kryengritësit sirianë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha sot se Shtetet e Bashkuara do ti ndihmojnë forcat opozitare në Siri me fonde shtesë prej 123 milionë dollarësh.

Këtë njoftim Kerry e ka bërë pas takimit në Stamboll të Turqisë, në të cilin morën pjesë opozita siriane dhe mbështesit e saj ndërkombëtarë, që shpresojnë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, do të përmbyset.

Kerry tha sot se opozita në Siri dhe mbështetësit e saj ndërkombëtarë, kanë rënë dakort se ndihma e ardhshme do të kanalizohet përmes Komandës supreme ushtarake të kryengritësve.

Opozita kryesore e Sirisë, Koalicioni Kombëtar, tha se fuqishëm i refuzon të gjitha format e terrorizmit dhe ka premtuar se armatimet që i merr nuk do të bien në duar të gabuara.

Ky grup, poashtu, ka premtuar se nuk do të lejoj akte hakmarrjeje kundër çfarëdo grupi në Siri.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nga luftimet në Siri deri tani janë vrarë më se 70 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›