E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Këshillat Bashkiakë/ Vijon numërimi, PS merr shumicën e bashkive, edhe Shkodrën

Vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë në bashkitë e vendit. Partia Socialiste ka marrë shumicën e këshillave bashkiakë.

Numërimi i votave është mbyllur në Shkodër, Elbasan, Kamëz, Poliçan, Pustec, Dimal, Vorë, Gramsh, Berat, Përmet, Selenicë, Lushnje, Tepelenë, Mirditë, Has, Mat, Tropojë, Pogradec ku PS ka marrë shumicën e mandateve, ndërsa në Pukë shumica është fituar nga PSD, teksa në Fushë Arrëz janë PAA dhe PSD që kanë marrë secila nga 3 mandate.

Partia Socialiste ruan avantazhin edhe në shumë bashki të tjera, duke përfshirë Tiranë, Durrësin.

Zhvillimet minutë pas minute

Ora 22;00/ Këshilli Bashkiak Pogradec, PS merr numrin më të lartë të mandateve

Me 19 mandate të fituara nga Partia Socialiste janë mbyllur numërimet e votave për anëtarë në Këshillin Bashkiak në Pogradec. Ndërkohë koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5 mandate.

Me 2 mandate kanë dalë në përfundim PD, PAA dhe LZHK ndërsa FRD ka marrë vetëm 1 mandat.

Ora 21: 00/ Mbyllet numërimi në Tropojë, PS dhe BF fitojnë nga 4 mandate në Këshillin Bashkiak

Procesi i numërimit të votave për anëtarë në Këshillin Bashkiak ka përfunduar edhe në Tropojë.

Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” kanë marrë nga 4 mandate secila, duke vijuar me Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e cila la ka marrë 2 mandate.

Ndërkohë, PA, PLL, PR, PDS, PSD, LZHK, AD, BD, AAK, PLPSH, PUK kanë marrë nga 1 mandat.

Ora 20:00/ Mbyllet numërimi në Bulqizë, PS kryeson në Këshillin Bashkiak me 10 mandate

Procesi i numërimit të votave për anëtarë në Këshillin Bashkiak ka përfunduar edhe në Bulqizë. Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të mandateve, 10 të tilla, ndërsa ndiqet më pas nga koalicioni Bashkë Fitojmë, e cila ka marrë 3 mandate.

PD, PAA, PLL, LZHK, ALD, KONS, PKSH dhe PASH kanë marrë vetëm 1 mandat.

Ora 19: 30/ Mbyllen numërimet në Has dhe Mat, PS merr 4 mandate në Këshillin Bashkiak, BF fiton 3

Janë mbyllur numërimet e votave për Këshillin Bashkiak në Has dhe Mat. Në Has PS ka siguruar 4 mandate duke u ndjekur pas nga “Bashkë Fitojmë” të cilët kanë marrë 3 mandate.

LZHK, PSD, PAA kanë marrë nga 2 mandate, ndërsa PD, PLL, PR kanë marrë vetëm 1 mandat.

Ora 19: 20/ Këshilli bashkiak Mirditë, PS- PSD marrin nga 4 mandate, PD dhe BF me nga 2

Në Bashkinë e Mirditës ka përfunduar numërimi i 48 qendrave të votimit. Sipas KQZ, PS ka marrë 4 mandate në këshillin bashkiak, njëjtë edhe Partia Socialdemokrate. PD, BF dhe L.ZH.K kanë marrë nga 2 mandate. 

Nisma Thurje, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë kanë marrë vetëm nga 1 mandat.

Ora 18: 45/ PS fiton shumicën e mandateve në këshillin bashkiak Tepelenë

Është mbyllur numërimi për Këshillin bashkiak në Tepelenë, PS kryeson teksa ka marrë 11 mandate duke vijuar më pas me BF, PD, Partia Socialdemokrate, Partia Republikane Shqiptare të cilët kanë marrë nga 1 mandat secili.

Mandatet e fituara nga PS

1     Dino Ibrahim Selimi         

2    Matilda Maksim çela      

3     Besnik Vahedin Maça    

4     Marsela Miltjadh Balili   

5     Latif Shyqo Kaçaj             

6      Esmeralda Hasko Bishani              

7     Arben Fejzo Gumeni      

8     Mirela Xhezmi Varfi        

9    Miftar Guxhë Meta        

10     Mjaftoni Rrapo Zeraj     

11     Ilir Gëzim Haska

Mandatet e fituara nga BF

   Marios Aljosha Jorgo

Mandatet e fituara nga PD

Vladimir Baki Bakiaj

Mandatet e fituara nga Partia Republikane Shqiptare

Ditar Halil Hodaj

Mandatet e fituara nga Partia Socialdemokrate

Vladimir Bejo Gjonça

Ora 17: 00/ Mbyllet numërimi në Lushnje, PS kryeson me 24 mandate, 7 BF, 4 PD

Në Bashkinë e Lushnjës ka përfunduar numërimi i 156 qendrave të votimit.

PS kryeson me 24 mandate, “Bashkë Fitojmë” me 7 mandate, PD me 4 mandate, PSD 2 mandate, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë me 1 mandat, Partia Republikane Shqiptare me 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit me 1 mandat, dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 1 mandat.

Ora 16:00 Fier/ Përbërja e re e këshillit bashkiak: PS me 33 mandate, 7 BF, 5 PSD, 4 PD

Në Fier Partia Socialiste fitoi 33 mandate në këshillin bashkiak nga 51 në total.

Sipas të dhënave të KQZ, 7 mandate janë marrë “Bashkë Fitojmë”, PSD ka marrë 5 mandate ndërsa PD 4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Liberale e Djathtë kanë marrë nga 1 mandat.  

Ora 15.50/ Mbyllet numërimi në Këlcyrë, mandat për këshillin bashkiak shpërndahen mes 13 partive

Përfundon numërimi në Këlcyrë për Këshillin bashkiak, ku janë numëruar të 17 qendrat e votimit. Në Këlcyrë një pjesë e madhe e partive kanë marrë nga një mandat në këshillin bashkiakë ndërsa PS ka marrë 3.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Këlcyrë

  1. Elda Xhunga       BF
  2. Hodjan Selmani     PS
  3. Nazike Isufaj      PS
  4. Lonard Canaj       PS
  5. Aferdita Isufaj   PAA
  6. Bektash Shele    PR
  7. Enkeleta Velo      ALD
  8. Dailan Dajlani      PSD
  9. Bujar  Fezga     PD
  10. Arben   Kano     LZHK
  11. Hamza   Sadiku      PDIU
  12. Anila Rexhepi     AD
  13. Edi  Jaupaj          LRE
  14. Eqerem Beqiri      ADK
  15. Valbona  Qyra     PASH

Ora 15.40/ Mbyllet numërimi në Delvinë, PS merr 8 mandate, BF dhe PSD me nga 3 mandate secila

Delvina ka përcaktuar të 15 anëtarët për këshillin bashkiak me numërimin e të 22 qendrave të votimit. PS ka marrë 8 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë “ dhe PSD kanë marrë nga 3 mandate secila dhe PD një mandat.

Anëtarët e Këshillave Bashkiakë Delvinë

  1. Anila Kondi         BF
  2. Besnik Zero         BF
  3. Eleni Papapano   BF
  4. Paola Boçi            PS
  5. Fisnik Kohila       PS
  6. Rozarta Gjikdhima           PS
  7. Skerdian Mehmeti           PS
  8. Erinda Seitaj       PS
  9. Petrit Meleqi     PS
  10. Suela Zoto           PS
  11. Vasil Marga       PS
  12. Luan Selimi      PSD         
  13. Lindita Hamiti    PSD
  14. Orgest Basho    PSD
  15. Hari Imeri    PD

Ora 15.22/ Mbyllet numërimi në Selenicë, PS merr 8 mandatë në Këshillin Bashkiak, PD fiton 2

Në Bashkinë e Selenicës ka përfunduar numërimi i 42 qendrave të votimit, ku janë ndarë edhe 21 mandatet për anëtar që prodhon kjo bashki.

PS kryeson me 8 mandate, PD me 2 mandate, PAA 2 mandate, PSD 2 mandate, Aleanca Liberale e Djathtë 2 mandate, Aleanca Demokratike 2 mandate dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër dhe Bashkë Fitojmë.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Selenicë

  1. Kasëm Cenaj             BF
  2. Elvis Hysaj                  PS
  3. Eglantina Caushaj      PS
  4. Nimet Dapaj             PS
  5. Silvana Islamaj        PS
  6. Hektor Gjoka           PS
  7. Aleksandra Arshiaj  PS  
  8. Lelo Taraj                   PS
  9. Enerieta Mahilaj   PS
  10. Agim Maraj           PAA
  11. Lavdie Maraj    PAA
  12. Osmen Sulaj     PR
  13. Ritvan Shoraj     ALD
  14. Kostandina Shoraj   ALD
  15. Argjinar Imamaj   PSD
  16. Nervida Lazaj   PSD
  17. Bujar Veshaj      PD
  18. Valentina Veshaj  PD
  19. Sokol Hodaj        AD
  20. Fatmira Bejaj     AD
  21. Gazment Erdos   PGj

Ora 15:20 Mbyllet numërimi në Përmet, PS kryeson në Këshillin Bashkiak me 9 mandate

Në Përmet janë numëruar të 23 qendrat e votimit për anëtarë të këshillit bashkiak, ku PS kryeson edhe në këtë bashki.

PS ka marrë 9 mandate,  PSD ka marrë 2 mandate dhe nga një mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë” PLL, PD dhe Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Përmet

  1. Edvin Tuçi               PS
  2. Anila Dhimitri       PS
  3. Elison Xhamollari   PS
  4. Nertila Nebiaj       PS
  5. Agim Andoni         PS
  6. Entela Ibrahimi     PS      
  7. Sokrat Kondili       PS
  8. Anida Hajredini   PS
  9. Agathokli Proko  PS
  10. Elton Ismaili         BF
  11. Armando Tatazi   PLL
  12. Redi Hoxha         PSD
  13. Adelina Skrapalliu   PSD
  14. Elton Hysenshahaj    PD
  15. Ganimeta Tafani    ABDE

Ora 15:00  PS fitore të thellë në Berat, merr dhe 20 mandate në Këshillin Bashkiak, ja përbërja

 PS ka fituar dhe shumicën e anëtarëve të këshillit bashkiak.,

Sipas të dhënave nga KQZ kur janë numëruar të gjitha kutitë e 117 qendrave të votimit, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 20 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate dhe Partia Demokratike 3 mandate. Lexoni ketu perberjen

Ora 14:03 Mbyllet numërimi në Shkodër, pas bashkisë PS merr edhe shumicën në Këshill

Pas bashkisë, Partia Socialiste ka marrë edhe shumicën e mandateve në Këshillin Bashkiak Shkodër. Numërimi është mbyllur, ku PS ka siguruar 18 mandate, përkundrejt 13 mandateve që ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Pas tyre vjen Partia Socialdemokrate me 12 mandate, ndërsa PD ka marrë 5. Kanë marrë nga 1 mandat FRD, ALD dhe PLL.

Ora 13:19/ Fushë Arrëz/ PSD dhe PAA me 3 mandate në këshillin bashkiak, 2 PS. Me nga 1 PD e BF

Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga 7 bashkitë që është fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Bashkia e vogël do të drejtohet nga Hil Curri i cili mori  2693 vota në krahasim me kandidatin socialist Fran Tuci i cili mori 1872 vota.

Ndërkohë këshilli bashkiak ka polaritet partiak. Partia Agrare Ambjentaliste dhe  Partia Social demokrate ka nga tre mandate, ndjekur nga Partia Socialiste me 2 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 1 mandat, Aleanca e Djathtë Liberale me 1 mandat dhe Partia Demokratike me 1 mandat.

Partitë politike të mbetura pa mandat janë Partia Lëvizja e Legalitetit  që ka marrë 0.39%, 16 vota. Partia Republikane 3.59% 161 vota.

   Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëz 15 anëtarë

  1. Nikolin Llesh Bardhoku  PAA
  2. Mustaf Agim Pashkaj      PAA
  3. Valentina Ded Lleshaj     PAA
  4. Nikolin Gjin Sadiku          PSD
  5. Besjana Gjokë Marku     PSD
  6. Nikolin Marku   PSD
  7. Afrim Ndoj PS
  8. Tereze Dema PS
  9. Valentin Doçi      PKD
  10. Lezina Ceca           PKD
  11. Lin Prendi  (BF)
  12. Zef Cara ALD
  13. Pavlin Qafa PD
  14. Bardhok Qafa FRD
  15. Franc Doda PDIU

Ora 13:00/ Pas bashkisë, PS fiton dhe shumicën e mandateve në Këshillin Bashkiak Gramsh

Në Gramsh ka përfunduar procesi i numërimit të votave për këshillin bashkiakë, ku janë numëruar të 48 qendrat e votimit.

Rezultati ka nxjerrë kryesuese PS e cila ka marrë 6 mandate, e ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” që ka marrë 2 mandate.

Nga një mandat kanë marrë Partia Republikane, Lëvizja e Legaliteti, PSD dhe PD.

Anëtarët e këshillit bashkiak Gramsh 12 mandate

  1. Luljeta Dollani    PS
  2. Enis Zani            PS
  3. Greta Lena         PS
  4. Visarion Bici       PS
  5. Ardiana Hasa     PS
  6. Albert Ceci         PS
  7. Kodhel Çala         BF
  8. Valbona Verushi  BF
  9. Ramazan Braho  PR
  10. Edmond Guri       PLL
  11. Servet Dedja       PSD
  12. Erald çarçiu         PD

Ora 12.45/ Mbyllet numërimi në Dimal, PS merr 11 mandate, “Bashkë Fitojmë” merr 3

Partia Socialiste ka marrë shumicën e vendeve në Këshillin Bashkiak në Dimal, ndërsa numërimi i votave ka përfunduar.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 11 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3, PD ka marrë 4, ndërsa PAA, PR dhe PSD kanë marrë nga 1 mandat secila.

Këshilli Bashkiak i Dimalit 21 mandate

  1. Hysen Hoxha PS
  2. Adelina Vangjeli PS
  3. Avdulla Salillari PS
  4. Bajame Mjelli PS
  5. Petref Sula PS
  6. Razije Baho PS
  7. Julian Kora PS
  8. Anila Shahini PS
  9. Saljon Hoxha PS
  10. Gerta Kumaraku PS
  11. Lorenc Plaku PS
  12. Bujar Dhëmbo BF
  13. Kozeta Protoduari BF
  14. Shkëlqim Tafa BF
  15. Bukuroshe Goga PD
  16. Gramoz Hazizolli PD
  17. Bleona Bani PD
  18. Ardit Tafa PD
  19. Luto Goga PAA
  20. Bajame Zyka PR
  21. Petro Tumani PSD

Ora 12.43/ Këshilli Bashkiak Pukë, kryeson PSD me 4 mandate, PS merr 2

Në Pukë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për këshillin bashkiak, ku janë numëruar të 20 qendrat e votimit që ishin në total.

Nga numërimi PSD ka marrë numrin më të madh të mandateve me 4, e ndjekur nga PS e cila ka marrë 2 mandate.

Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Demokratike kanë marrë nga një mandat.

Këshilli bashkiak në Pukë, si shpërndahen 9 mandatet

  1. Alfons Gjergjaj  PSD
  2. Drita Gjoka         PSD
  3. Eduard Gjoka     PSD
  4. Klodisa Qeleshi   PSD
  5. Edmond Luka      PS       
  6. Besmira  Aliaj      PS
  7. Demir Syla           BF
  8. Gjon Gjoka          PD
  9. Arben Gugaj        PDS

Ora 11:00/ PS merr shumicën dhe në këshillin bashkiak të Elbasanit

Në Bashkinë e Elbasanit Partia Socialiste ka marrë 28 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 12 mandate dhe Partia Demokratike 7 mandate. Ndërsa partitë politike, PSD, PDS, Partia e Gjelbër si edhe Lëvizja e Legalitetit kanë marrë nga 1 mandat në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.

Ora 10.42/ Himarë, nis numërimi për këshillin bashkiak, kryeson PS me 37.81 %

Në Himarë ka nisur numërimi i votave për këshillin bashkiak, ku deri më tani janë numëruar 7 qendra votimi nga 36 në total.

Deri më tani kryeson PS me 37.81 % të votave dhe më pas vjen koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 19.56 % të votave.

Ndërsa PD ka marrë vetëm 3.28 % të votave me 7  kutitë e numëruar deri më tani.

Ora 10.14/ Këshilli bashkiak Tiranë, PS kryeson me 33 mandate! Aldrin Dalipi për RTSH: Trendi në favor të socialiste

Në Tiranë vijon numërimi i votave për këshillin bashkiak, ku deri më tani janë numëruar 442 qendra votimi nga 941 që janë në total.

Nga rezultatet e deritanishme, PS kryeson me 49.44 % të votave, konvertuar në 33 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 23.61 % të votave, konvertuar në 16 mandate. PD ka marrë 6.69 % të votave, 4 mandate.

Nga KZAZ nr.37, në një intervistë për RTSH, kandidat i PS për këshilltarë Aldrin Dalipi u shpreh optimist për kryesimin e PS edhe në këshillin bashkiak Tiranë.

Dalipi tha se procesi ka qenë i qetë dhe vijon pa ndërprerje deri në përfundim të të gjitha kutive, ndërsa shtoi se besimin që qytetarët  i dhanë PS do përkthehet në punë e shërbime cilësore.

“Ka qenë një proces i qetë  në përputhje me rregulloren, KZAZ nr. 37 ka shkuar mirë, ka mbyllur numërimin për kryetar bashkie ku Erion Veliaj kryeson me mbi 3 mijë vota dhe vijon numërimi për këshillin bashkiak, është një numërim i qetë dhe vijon prej orësh pa ndaluar procesi.

Kemi punuar për fitoren dhe është një votë mbështetëse që nuk na bën vetëm euforik por të kujdesshëm që t’u shërbejmë qytetarëve. Tani po shikojmë edhe për këshillin bashkiakë që është në favor të PS”, tha Dalipi.

Ora 10.07/ Në Tepelenë kryeson PS edhe në këshillin Bashkiak

Ka nisur numërimi i votave për Këshillin Bashkiakë edhe nw Tepelenë, ku deri tani janë numëruar 16 qendra votimi nga 22 që janë në total.

Nga numërimi deri më tani PS kryeson këshillat bashkiakë, i cili ka marrë 54.94 % të votave.

Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 8.75 % të votave.

Ora 10:05/ Mbyllet votimi për Këshillat në Vorë, PS fiton shumicën, 13 mandate! “Bashkë Fitojmë” merr 4

Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave edhe për Këshillat Bashkiakë në Vorë, pasi fitoi edhe bashkinë.

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, PS ka marrë 49.69% të votave, konvertuar në 13 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 16.45% të votave, 4 mandate.

Partia Agrare Ambjentaliste ka marrë 2 mandate, ndërsa PR dhe FRD kanë marrë nga 1 mandat.

Përbërja e Këshillit Bashkiak Vorë 20 mandate

  1. Sulejman Abdyl Kaziu – PS
  2. Mimoza Isuf Lala – PS
  3. Edmond Xhavit Mema – PS
  4. Emirlanda Gëzim çela – PS
  5. Ardian Liman Topi – PS
  6. Ervisa Sherif Shera – PS
  7. Altin Mifit Sipri – PS
  8. Ardiana Bajram Ndreu – PS
  9. Eduart Demir Troci – PS
  10. Gresilda Bilal Gjoka – PS
  11. Agim Ramazan Korriku – PS 
  12. Eneda Rexhep Shehi – PS
  13. Armand Abdulla Omuri – PS
  14. Lulzim Sefer Vrana – BF
  15. Florinda Sali Marku – BF
  16. Kujtim Daut Haka – BF
  17. Shega Nuhi Sefa – BF
  18. Sara Ilir Arapi – PAA     
  19. Gazmend Isuf Shehi- PAA
  20. Durim Picari – PR
  21. Eljon Zguri FRD

Ora 09:40/ Garë e ngushtë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” në Tropojë

Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e Qendrave të Votimit, gara për Këshillat Bashkiakë në Tropojë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” është shumë e ngushtë.

Sipas të dhënave të KQZ, PS ka një epërsi duke siguruar 14.22% të votave, konvertuar në 4 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 11.85% të votave, konvertuar në 4 mandate. Bindja Demokratike dhe Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet kanë marrë nga 2 mandate.

Kanë marrë nga 1 mandat secila Partia Unitet Kombëtar, Lëvizja punëtore Shqiptare, Partia Aleanca Demokratike, LZHK, PSD, PDS, Partia Lëvizja e Legalitetit, PR dhe PAA.

Ora 09: 18/ Mbyllet numërimi në Kamëz, PS merr 20 mandate, “Bashkë Fitojmë” merr 11

Pas bashkisë, Partia Socialiste ka marrë eshë shumicën në Këshill në Kamëz. Numërimi tashmë është mbyllur, ndërsa sipas të dhënave të KQZ, PS ka marrë 20 mandate, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 11, PD dhe PSD kanë marrë nga 3 mandate, ndërsa PAA, PR dhe ALD kanë marrë nga 1 mandat.

Përbërja e Këshillit Bashkiak Kamëz

  1. Jamdiella Çipa – PS
  2. Halil Koloshi – PS
  3. Merita Prenga – PS
  4. Sefedin Ahmati – PS
  5. Nexhmie Rama – PS
  6. Ismail Shehu – PS
  7. Zamira Gorçe – PS
  8. Durim Cani – PS
  9. Almira Dina – PS
  10. Edmond Driçi – PS
  11. Xhensila Durrsi – PS
  12. Hysen Koldashi – PS
  13. Diturie Koçi – PS
  14. Farudin Tarja – PS
  15. Pranvera Lica – PS
  16. Ermir Shahini – PS
  17. Fabiola Braha – PS
  18. Nertil Sallo – PS
  19. Anisa Sela – PS
  20. Enver Buci – BF
  21. Zelihe Troci – BF
  22. Faik Basha – BF
  23. Xhuljana Elezaj – BF
  24. Preng Marku – BF
  25. Edlisanda Çali – BF
  26. Alfred Halilaj – BF
  27. Valentina Llani – BF
  28. Bardhok Osmani – BF
  29. Arlinda Tafa – BF
  30. Shkëlqim Kosiqi – BF
  31. Munir Shehu – PD
  32. Mimoza Lusha – PD
  33. Havzi Ahmati – PD
  34. Nazmi Çerpja – PSD
  35. Valbona Nika – PSD
  36. Suart Leka – FRD
  37. Zamira Jata – FRD
  38. Petrit Gjorgji – ALD
  39. Nazif Sulaj – PLL
  40. Hajri Hoxha – PR
  41. Fatmir Kurpalaj – PAA

Ora 09:10/ Numërohen më shumë se gjysmat e QV në Fier, PS në avantazh, merr 58.41% të votave

Kur janë numëruar më shumë se gjysmat e qendrave të votimit për Këshillat Bashkiakë në Fier, Partia Socialiste kryeson me 58.41% të votave, konvertuar në 32 mandate. Ndërkohë “Bashkë Fitojmë” ka marrë 12.49% të votave, 7 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë 8.91% të votave, 5 mandate, PD ka marrë 8.84%, 4 mandate, ndërsa PDIU, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Demokracia Sociale kanë marrë nga 1 mandat secila.

Ora 08:58/ Në Shkodër vijon numërimi, PS në epërsi, merr 32.43% të votave

Vijon numërimi  votave për Këshillat Bashkiakë në Shkodër, ndërsa deri më tani Paria Socialiste ka siguruar shumicën e votave. Sipas të dhënave të KQZ, PS ka marrë 32.43% të votave konvertuar në 18 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 23.79% të votave, 13 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë 21.13%, 12 mandate, PD ka marrë 9.64% të votave, 5 mandate, ndërsa Fryma e Re Demokratike, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Lëvizja e Legalitetit kanë marrë nga 1 mandat.

Ora 08:33/ Vijon numërimi në Durrës, PS kryeson me 51.78% të votave

Vijon numërimi i votave për Këshillat bashkiakë në Durrës, ndërsa deri më tani Partia Socialiste ruan epërsinë.

PS ka marrë 51.78% të votave, ose 29 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 24.45% të votave ose 13 mandate, PD ka marrë 8.58% ose 4 mandate, PAA ka marrë 7.26% ose 4 mandate, PDIU ka marrë deri më tani 2.13% ose 1 mandat.

Ora 08:16/ Vijon numërimi në Vlorë, PS kryeson me 33 mandate

Vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë, ku Partia Socialiste ruan një epërsi të dukshme duke siguruar deri më tani 33 mandate.

PS ka marrë 59.91% të votave, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që ka marrë 16.64% të votave, 9 mandate, më pas vjen PD me 6.20% të votave, 3 mandate.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2 mandate, ndërsa PAA, PDS, PR dhe Aleanca Progresiste LZHK kanë marrë nga 1 mandat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›