Këshillat/ Kukësi ende nuk ka çelur numërimin, PS dominon në Tropojë dhe Has

Numërimi i votave për Këshillin Bashkiak të Kuksit nuk ka nisur ende. Sakaq, pesë mandate janë siguruar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tropojës. Nga numërimi i 9 Qendrave të Votimit, Bashkë Fitojmë ka marrë 4 mandate, ndërsa PD ende asnjë mandat. Ndërkohë kanë mbetur edhe 28 Qendra Votimi për t’u numëruar.
Për Këshillin Bashkiak të Hasit, ku janë numëruar 19 Qendra Votimit, nga 28 që janë në total, Partia Socialiste ka siguruar 4 mandate. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.
/rtsh.al/