E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Ka ardhur koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan: Ka ardhur koha për të vulosur

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka nisur ditën e sotme me një mesazh në Tëitter, referuar raundit të parë zgjedhjeve, ku arriti të marrë 2.5 milionë vota më shumë se kundërshtari i tij, Kemal Kilicdaroglu.

Në mesazhin e tij presidenti turk shkruan se më 28 maj do të jetë edhe fillimi i shekullit të Turqisë. Gjithashtu Erdogan falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan dhe është momenti që fitoren e 14 majit ta vulosin me nëj triumf.

“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrifiat tuaja. E falenderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë”, shtoi Erdogan.

“Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke nënvizuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit.”

Më tej, Erdogan thotë se janë një aleancë e cila vendos mbi të gjitha kombin dhe dashurinë për vendin.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›