E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak i Tiranës, nesër mbledhja e parë

Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vladimir Gjonaj.
Në këtë mbledhje, kandidati i ri i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha do të bëjë betimin para anëtarëve të rinj. Vetëm pas betimit të Lulzim Bashës si kryetar i ri i bashkisë së Tiranës, Edi Rama mund të thirret ish-kryetar, pasi zyrtarisht ai mban detyrën deri të hënën.
Sipas Ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, Rama e lë zyrtarisht detyrën që e ka marrë që në vitin 2000, pasi bën betimin kryetari i ri i Bashkisë, Lulzim Basha.
"Ushtrimi i mandatit të kryetarit të komunës ose bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës", thuhet në pikën 4 të nenit 40 të Ligjit për pushtetin vendor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›