E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Mbeshtesim luften kunder terrorizmit si lufte kunder se keqes ne bote

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i dërgon mesazh ngushëllimi kryetarit të Parlamentit të Norvegjisë, Dag Terje Andersen, për aktin terrorist me humbje jete njerëzish të pafajshëm.

Ndër të tjera, ajo i shkruan:

”Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, më lejoni zoti Kryetar t’Ju shpreh ngushëllimet e solidaritetin më të sinqertë, Juve dhe familjarëve, që humben njerëzit e tyre më të dashur nga shpërthimi e terrori.

Të shokuar nga violenca dhe nga ky akt terrorist në zemrën e një vendi të admiruar për shpirtin e paqes e të drejtësisë, ne lutemi për shpirtin e të humburve por në të njëjtën kohë jemi po aq te vendosur për të vazhduar dhe për të mbështetur luftën kundër terrorizmit si luftë kundër së keqes në botë.

Në këtë kohe sfide e dhimbje, më lejoni të shpreh besimin se parimet e virtytet e sistemit tonë të vlerave, do të fitojnë mbi të keqen”, citon mesazhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›