Keshilli Bashkiak i Tiranes

Në orën 11.00 të ditës së premte ishte njoftuar mbajtja e mbledhjes së
Këshillit Bashkiak të Tiranës, e kërkuar nga këshilltarët e majtë të
Partisë Socialiste dhe LSI-së.
Por në fakt kjo mbledhje ende nuk ka nisur, pasi dyert e sallës së Këshillit Bashkiak janë të mbyllura dhe anëtarët e majtë po qëndrojnë jashtë saj në pritje për t'u futur brenda dhe për të vijuar me rendin e ditës, ku është parashikuar shkarkimi i kreut të Këshillit Njazi Kosovrasti dhe emërimi në vend të tij i Aldrin Dalipit. Kërkesa për zhvillimin e kësaj mbledhjeje jashtë radhe është bërë prej 5 ditësh, ndërkohë që asnjë prej këshilltarëve të djathtë nuk është paraqitur. Anëtari socialist Gent Gazheli deklaroi për Top Channel se kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha i është dërguar një letër për të lejuar hapjen e derës së sallës së këshillit Bashkiak dhe zhvillimin e mbledhjes dhe vijimin me rendin e ditës. "Sot ka ndodhur një akt i shëmtuar, pasi këshilltarët nuk janë lejuar të futen brenda prej Policisë Bashkiake të drejtuar nga Basha. Ne kemi arritur që të futemi duke përdorur edhe forcën brenda ambienteve të bashkisë, por nuk jemi lejuar të futemi në sallën e mbledhjeve", tha Gazheli.