E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Dyert e PS te hapura per te zhgenjyerit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, doli këtë të premte para mediave me ish-sekretarë të Aleancës Kuqezi, tashmë të larguar nga kjo parti, pas zhvillimeve të fundit në këtë forcë politike, veçanërisht pas vendimit të kreut të saj Kreshnik Spahiu për të dalë i vetëm në zgjedhje.

"Aleanca Kuqezi ka tendencë diversive për të përcarë popullin opozitar në zgjedhje. Dyert e aleancës sonë janë të hapur për të gjithë idealistët. Energjia për të ndryshuar Shqipërinë është në koalicionin e PS", tha Rama, duke ftuar në PS dhe në të gjitha partitë aleate me të, bashkimin e të gjithë kuqezinjve të tjerë, të zhgënjyer nga lidershipi i vet. Nga ana e tij, ish-sekretari i AK-së Dashamir Uruçi u shpreh se largimi nga forca politike, që Zgjedhjet 2013Listat e PS, Rama i pari në Vlorë? Rama: Rrjet solidariteti “Tre ish-deputetët e PS, në listat e PD” bashkë dhe ai me të larguarit e tjerë aderonin, erdhi për shkak të mungesës së demokracisë. "Kreshnik Spahiu e ka privatizuar drejtimin e partisë. Vendimi për të dalë të vetëm në zgjedhje nuk erdhi pas konsultimeve në gjirin tonë, por ishte një vendim krejt personal", tha Uruçi. Zgjedhjet 2013
Listat e PS, Rama i pari në Vlorë?
Rama: Rrjet solidariteti
“Tre ish-deputetët e PS, në listat e PD”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›