E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Rinor Shqiptar Raporte kontraktuale mes universiteteve dhe studenteve

Tirane 11 tetor NOA - Keshilli Rinor Shqiptar permes nje deklarate ka pergezuar sot nisjen e vitit shkollor universitar 2010-2011 duke i uruar institucionet shqiptare per punen e mire te zhvilluar ne drejtim te permiresimit te strukturave arsimore pergezon studentet te cilet nisin sot studimet universitare dhe duke u bere thirrje per perkushtim me te madh ndaj realizimit te tyre ne fushen akademike si mundesi per te kontribuar ne jeten e tyre dhe ne cilesine e shoqerise shqiptare.

Duke ritheksuar arritjet ne fushen e edukimit universitar jo vetem ne drejtim te politikave dhe programeve te ndermarra por edhe ne fuqizimin e teknologjise online si mjet i domosdoshem per te siguruar cilesi KRSH apelon per rritjen e pjesemarrjes se studenteve ne vendimmarrje per te siguruar cilesi transparence dhe fuqizim te demokracise ne administrimin e universiteteve shqiptare.

Vleresojme rendesine qe i eshte dhene sistemit arsimor nepermjet buxhetimit gjithnje ne rritje por pranojme domosdoshmerine per investime te metejshme ne fushen e teknologjive online ne fushen e kerkimeve shkencore si dhe nevojen per politika te rrepta per zhdukjen e korrupsionit fenomen i cili afekton cilesine dhe besimin ndaj ketyre institucioneve nepermjet nje procesi transparent te administrimit te fondeve nga universitetet thuhet ne kete deklarate.

Duke shtuar se Keshilli Rinor Shqiptar propozon vendosjen e marredhenieve kontraktuale midis universiteteve dhe studenteve per te mbrojtur studentet ne raste mosmarreveshjesh apo padrejtesish dhe per te siguruar nje menyre te qendrueshme per zgjidhjen e konflikteve midis paleve.

Per me teper duke vleresuar zhvillimet aktuale ne fushen e arsimit formal procesin e perafrimit te legjislacionit me vendet e BE dhe zhvillimet e fundit per liberalizimin e vizave KRSH njeh te tashmen si moment kyc per finalizimin e Kartes se Studentit e cila do te garantoje perfitimin e sa me shume sherbimeve me kosto te ulet ne dobi te te rinjve shqiptare.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32137-keshilli-rinor-shqiptar-raporte-kontraktuale-mes-universiteteve-dhe-studentevetitleKeshilli Rinor Shqiptar Raporte kontraktuale mes universiteteve dhe studentevetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›