E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri inauguron rrugen e re te Soromese

Tirane 2 tetor NOA - Gjate vizites ne Sarande kryeministri Berisha inauguroi perfundimin e rikonstruksionit te rruges se Soromese qe lidh komunat Aliko dhe Xarre me rrugen nacionale financim i Fondit shqiptar te Zhvillimit me vlere 291 milion leke. Rruga e re me gjatesi 18.5 kilometra i jep kesaj zone nje infrastrukture te re qe do te lehtesoje levizjen dhe arritjen me shpejt te tregut per rreth 11 mije banore dhe fermere te saj.

Aty Berisha u takua edhe me fermere te komunes Aliko dhe te komunes Xarre te cilet i uroi per rrugen e re dhe i garantoi se qeveria do te beje cdo investim qe permireson jeten e tyre.

Kjo zone - u shpreh kryeministri - eshte e njohur jo vetem per peizazhet mahnitese te saj por edhe si nje nga zonat me prodhuese te vendit.

Ai mw pas u beri te njohur fermereve se se shpejti nis edhe projekti i dyte i madh per kultivimin e drureve frutore qe krahas projektit te ullirit do te krijoje mundesi te reja te medha per fermeret nepermjet shfrytezimit te ketyre potencialeve.

Duke i ftuar te perfitojne nga ky projekt kryeministri i garantoi fermeret se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje ulli apo agrume qe ata do te mbjellin.

Kjo - u shpreh kryeministri ne bashkebisedimin me fermeret - eshte nje nga zonat me prodhuese te vendit. Vetem ne komunen eXares jane prodhuar kete vit 25 mije ton shalqi do te prodhohen rreth 350 mije ton mandarina e klementina dhe lloje te ndryshme te agrumeve. Potencialet jane te medha dhe qeveria eshte e vendosur te subvencionoje cdo rrenje ulli apo agrume. Ne te vertete fermeret e ketyre zonave kane treguar dhe tregojne nje vullnet te madh ne pune dhe po e ben kete territor gjithnje e me te begate.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›