Këshilli bashkiak Berat, debate për transportin urban

Mjetet ndërqytetase të fshatrave te 10 komunave nuk do të hyjnë më në qytetin e Beratit. Ky vendim është marrë mes debatesh dhe replikash në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak i qytetit të Beratit.
Ishte vendimi i komisionit të ekonomisë dhe urbanistikës që ka vendosur për këtë relacion, pas shumë shqetësimeve të ngritura nga ana e këshilltarëve të ngritura lidhur me bllokimin e qarkullimit të rrugëve, papastërtisë që shkaktonin këto mjete në qytet.
Me anë të një peticioni dërguar Bashkisë, drejtuesit e autobuzëve ndërqytetas kane kërkuar mosmarrjen e këtij vendimi, pasi kjo do të shkaktojnë falimentimin e tyre dhe se ende nuk jane plotësuar kushtet, pasi Bashkia nuk ka investuar për ndërtimin e terminalëve përkatës.
Të parët që kanë reaguar, kanë qënë këshilltarët demokratë nëpërmjet këshilltarit, Dritan Haznedari, duke u shprehur se grupi që ai përfaqëson është plotësisht dakort me lirimin e qendrës nga autobuzët ndërqytetas, por jo pa u plotësuar kushtet. Ndërkohë edhe këshilltarët e LSI-së janë shprehur kundër miratimit të këtij vendimi, por kane vendosur të braktisin mbledhjen.
Ndërkohë, me 16 vota pro u miratua vendimi për largimin e mjeteve nga qendra e qytetit, ndërkohë që këshilltarët e PD-së kanë abstenuar.