Bashkia miraton ndërtimin e xhamisë pranë Kuvendit. Duhet projekt i ri
Bashkia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e xhamisë tek Namazgjaja, në lulishten pranë Kuvendit, ndërsa ka kërkuar një projekt të ri.
Pasi kanë parë propozimet e studiove, Andreas Perea Ortega; Architecture Studio; Search; Zaha Hadid Architects dhe BIG, e cila u shpall edhe fituese, anëtarët e Komisionit vendosën unanimisht, se në Tiranë duhet një projekt i ri për Xhaminë, thuhet në një deklaratë të bashkisë.
Përfaqësues të Komunitetit Mysliman, kanë propozuar një studio me veprimtari 28 vjeçare Muharrem Hilmi Shenalp, e cila sips tyre, ka ardhur në Shqipëri dhe është njohur me truallin e Namazgjasë.
Kjo studio ka projektuar xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila ne 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani etj.