E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli bashkiak i Tiranës shpall “Qytetarë Nderi” katër ish-krerët e UÇK

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës ka shpallur sot, me propozim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, “Qytetar Nderi” katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, këshilli bashkiak, me votat e mazhorancës dhe opozitës, miratoi propozimin për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall qytetar nderi me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.

Kadri Veseli, për “kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.

Jakup Krasniqi, për “kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën”.

Rexhep Selimi, për “kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj”.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›