E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave emëron zëvendësministra të rinj në ministrinë e Arsimit dhe të Ekonomisë, ndryshon prefektët në Gjirokastër dhe Shkodër

Këshilli i Ministrave (KM) miratoi një sërë vendimesh sot, duke sjellë lëvizje të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal të administratës shtetërore. Vendimet përfshijnë emërime të reja në dy ministri kyçe, në prefekturat e rëndësishme, si dhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Ndryshime në ministri

Ndryshime u miratuan në nivel zëvendësministrash. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit, duke liruar nga detyra Endrit Hoxhën.

Ndërsa Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, duke zëvendësuar Sokol Dumën.

Emërime të reja në prefektura

Me propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, u miratuan ndryshime në postet e prefektëve në dy qarqe të rëndësishme:

Qarku Gjirokastër

Albana Hasanaj emërohet Prefekt, duke liruar nga detyra Odise Koten.

Qarku Shkodër

Holta Duda emërohet Prefekt, duke liruar nga detyra Majlinda Angonin.

Lëvizje në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK)

Vendimi i KM përfshiu edhe emërimin e dy anëtarëve të rinj në Këshillin Drejtues të ASHK-së, si përfaqësues të ministrive respektive:

Përfaqësues i MIE (Infrastrukturë)

Viola Haxhiademi zëvendëson Ermal Nufi.

Përfaqësues i MBZHR (Bujqësi)

Dritan Palnikaj zëvendëson Alban Mësonjësi.

Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›