E Diel, 1 Nëntor 2026

Përroi i Glinës, “gangren딠e Vau Dejës – Pastrimi dhe thellimi, pjesë e masave antipërmbytje

Rreth 125 familje u prekën nga përmbytjet e fund tetorit në territorin e Bashkisë Vau Dejës si rezultat i vërshimit të përroit të Glinës nga reshjet e krijuara.

Ndërsa është ngritur grupi i punës për përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara, në lagjen “Kapedan” po kryhen punime përgjatë përroit si pjesë e masave antipërmbytje për muajt në vazhdim.

“Bashkia, në bashkëpunim me Bordin e Kullimit dhe me repartin ushtarak, kanë vënë në dispozicion disa mjete që kanë bërë pastrimin e kanalit të përroit të Glinës dhe kanaleve të tjera kulluese, që janë më problematike në zonën tonë. Mendoj që nuk do të kemi më probleme”, tha Valjeta Nikaj, Përgjegjëse e Emergjencave Civile, Bashkia Vau Dejës.

Banorët e prekur e konsiderojnë si “gangrenë” përroin e Glinës, duke kërkuar ndërhyrje.

“Përroi i Glinës ka qenë një gangrenë e qytetit të Vaut të Dejës. Të paktën një herë në tre vjet e bën përmbytjen, dhe kur kjo ndodh nuk e dimë as vetë si t’ia bëjmë. Vjen uji nga rruga dhe futet në shtëpi”, shprehet qytetari.

“Ne jemi gjithnjë në shpresa pasi po vijmë dhe drejt dimrit. Normalisht dëmi është shumë i madh”, shprehet një tjetër qytetar.

Autoritetet lokale kërkojnë që rehabilitimi i përroit të Glinës të bëhet pjesë e projekteve prioritare në mbrojtjen civile të qarkut Shkodër, si garanci që Vau Dejës të mos përballet më me të njëjtin makth në çdo stinë reshjesh.

Gazetar: M. Gjini 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›