Këshilli i Ministrave miratoi, në mbledhjen e sotme, vendimet e mëposhtme: 1. V E N D I M PËR TRANSFERIMIN NЁ PRONЁSI, DISA BASHKIVE, TЁ PRONAVE, QË JANЁ NЁ P&
Këshilli i Ministrave miratoi, në mbledhjen e sotme, vendimet e mëposhtme:
1. V E N D I M
PËR TRANSFERIMIN NЁ PRONЁSI, DISA BASHKIVE, TЁ PRONAVE, QË JANЁ NЁ PЁRGJEGJЁSI ADMINISTRIMI TЁ DREJTORISЁ SЁ PЁRGJITHSHME TЁ SHЁRBIMIT SOCIAL SHTETЁROR, DHE PЁR DISA NDRYSHIME NЁ VENDIMIN NR.60, DATЁ 1.2.2006, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, "PЁR MIRATIMIN E LISTЁS SЁ INVENTARIT TЁ PRONAVE TЁ PALUAJTSHME SHTETЁRORE, TЁ CILAT I KALOJNЁ NЁ PЁRGJEGJЁSI ADMINISTRIMI SHЁRBIMIT SOCIAL SHTETЁROR"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 3, të nenit 42, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", tё neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", dhe të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin, në pronësi, disa bashkive, të pronave, qё janë në përgjegjësi administrimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, të miratuara me vendimin nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave, si më poshtë vijon:
a)Objekti me numër rendor 11, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, "Qendra e shёrbimeve pёr tё moshuarit", Shkodër, tё kalojё në pronësi të bashkisë së Shkodrës;
b)Objekti me numër rendor 14, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, "Qendra ditore e shёrbimeve pёr personat me aftёsi tё kufizuar", Lezhё, tё kalojё në pronësi të bashkisë së Lezhёs;
c)Objekti me numër rendor 19, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, "Qendra e shёrbimeve pёr tё moshuarit", Fier, tё kalojё në pronësi të bashkisë së Fierit;
ç)Objekti me numër rendor 20, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, "Qendra e shёrbimeve pёr tё moshuarit", Gjirokastёr, tё kalojё në pronësi të bashkisë së Gjirokastrёs;
d)Objekti me numër rendor 23, në formularin e inventarizimit të pronave të paluajtshme shtetërore, "Qendra e shёrbimeve pёr personat me aftёsi tё kufizuar", Vlorё, tё kalojё në pronësi të bashkisë së Vlorёs.
2. Pronat e përcaktuara në pikën 1, të hiqen nga lista e inventarit të pronave tё paluajtshme shtetërore, miratuar me vendimin nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave.
3. Institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe shërbimi shoqëror, që ofrohet në to, të transferohen së bashku me ndërtesën, fondet, pajisjet, inventarin dhe personelin.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e grupit 25, titulli 064, kap.1, artikulli 600, 601 e 602, të grupit 25, titulli 064, kap 5, artikulli 600 dhe 602, të buxhetit të Ministrisë së Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, miratuar për vitin 2006, dhe, nё vijim, sipas vitit buxhetor pёrkatёs.
5. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, kryetarët e bashkive, të përmendura në pikën 1, dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
2. V E N D I M
PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË VETME TЁ TREGTISЁ SЁ LIRЁ TË EUROPËS QENDRORE, CEFTA, TЁ ZGJERUAR DHE TЁ NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së vetme tё tregtisё sё lirё tё Europёs Qendrore, CEFTA, tё zgjeruar dhe tё ndryshuar, sipas tekstit dhe anekseve e protokolleve tё saj, tё cilat i bashkёlidhen kёtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
3. V E N D I M
PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT "REZERVATI BIOSFERIK NDËRKUFITAR I PRESPËS - MBËSHTETJA E PARKUT KOMBËTAR TË PRESPËS"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Financave dhe tё ministrit tё Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për financimin e programit "Rezervati biosferik ndërkufitar i Prespës - mbështetja e Parkut Kombëtar të Prespës", me njё grant prej 3556 milionё euro-sh.
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
4. V E N D I M
PËR MIRATIMIN, NЁ PARIM, TЁ MARRЁVESHJES FINANCIARE, NDЁRMJET KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE TЁ REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKЁS EUROPIANE TЁ INVESTIMEVE (BEI), PЁR FINANCIMIN ME KREDI TЁ PROJEKTIT "NDЁRTIMI I TERMINALIT TЁ TRAGETEVE DHE SHESHEVE PЁRRETH, NЁ PORTIN E DURRЁSIT"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit tё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe tё ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, nё parim, tё marrёveshjes financiare, ndёrmjet Kёshillit tё Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe Bankёs Europiane tё Investimeve (BEI), pёr financimin me kredi tё projektit "Ndёrtimi i terminalit tё trageteve dhe shesheve pёrreth, nё portin e Durrёsit".
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
5. V E N D I M
PËR NJË RISHPËRNDARJE FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, TË MIRATUAR PËR MINISTRINË E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE, NGA ZËRI "KOSTO LOKALE", NË PROGRAMIN 105, "ADMINISTRIMI I PYJEVE", TE ZËRI "KOSTO LOKALE" , NË PROGRAMIN 103, "MBËSHTETJE PËR PESHKIMIN"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Rishpërndarjen e fondit prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, miratuar në buxhetin e vitit 2006, për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me qëllim plotësimin e nevojave për kosto lokale shtesë për "Projektin Pilot të Zhvillimit të Peshkimit", financuar me kredi nga Banka Botërore, nga zëri investime, "Kosto lokale", i programit 105, "Administrimi i Pyjeve", te zëri investime, "Kosto lokale", i programit 103, "Mbështetje për peshkimin".
2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
6. V E N D I M
PËR MIRATIMIN EÇMIMIT TË SHITJES SË BULETINIT TË NJOFTIMEVE PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, "Për prokurimin publik", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Çmimi i shitjes së Buletinit të Njoftimeve Publike, që botohet nga Agjencia e Prokurimit Publik, të jetë 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë/copa.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
7. V E N D I M
PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. KADRI MUSAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Kadri Musaj, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
8. V E N D I M
PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. ANJEZA DERANI (DULI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror znj. Anjeza Derani (Duli), në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
9. V E N D I M
PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. URANI KONDO (ÇELIKU)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror znj. Urani Kondo (Çeliku), në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA