E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen sot të radhës disa projektligje dhe vendime në fushën e transportit të udhëtarëve, decentralizimit, si dhe ratifikoi disa marrëveshje ndërkombëta

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen sot të radhës disa projektligje dhe vendime në fushën e transportit të udhëtarëve, decentralizimit, si dhe ratifikoi disa marrëveshje ndërkombëtare dy e shumëpalëshe në fushën e punësimit etj.

• Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për ratifikimin e Konvetëns Ndërkombëtare nr.97, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, "Për migracionin për punësim".

Kjo Konventë përbën bazën e instrumentave ndërkombëtare për mbrojtjen e punëtorëve migrantë nga diskriminimi dhe shfrytëzimi në vendet e punësimit.

Konventa mbulon të gjitha fazat e procesit të migrimit: nisjen nga vend ii origjinës, kohën e qëndrimit në vendin e punësimit dhe rikthimin në vendin e origjinës, të drejtat dhe detyrimet e migrantëve.

Miratimi i saj përmbush edhe një nga rekomandimet e Komisionit Europian për trajtimin e dukurisë migratore në përputhje me standartet ndërkombëtare.

• Këshilli i Ministrave miratoi Konventën nr.168, të Organizatës NDërkombëtare të Punës, "Për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen nga papunësia, 1998".

Konventa përcakton standartet e nevojshme për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen nga papunësia. Drejtimet kryesore të saj janë:

-Detyrimi i shtetit që në konsultim me partnerët socialë, të krijojë një sistem të mbrojtjes kundër papunësisë;
-Detyrimi për të përcaktuar si prioritet politikën që nxit punësimin;
-Mbulimi me të ardhura i rasteve të papunësisë së plotë të një personi të aftë për punë, i regjistruar si punëkërkues dhe i rasteve të papunësisë së pjesshme dhe të përkohshme për arsye ekonomike, teknologjike, strukturore etj.
-Metoda e mbrojtjes, nëpërmjet sistemit të kontributeve ose jo, ose kombinimi i të dyjave;
-Përcaktimi i kategorive të personave të mbrojur;
-Kushtet e veçanta për aplikante të rinj për punësim.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për vendosjen e linjës ndërkombëtare liqenore për udhëtarë shkodër-Virpazar".

Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit në fushën e transportit në liqenin e Shkodrës, duke krijuar më shumë mundësi për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Marrëveshja parashikon operimin e linjave të rregullta liqenore në shërbim të udhëtarëve, duke zhvilluar edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Ajo krijon kushte lehtësuese për komunitetet e të dy vendeve, duke zvogluar pengesat në infrastrukturën liqenore të tyre, si dhe pengesat që hasen gjatë lundrimit në ujrat e përbashkëta territoriale.ajo përcakton rregulla të detajuara për zhvillimin e transportit liqenor ndërmjet dy vendeve, duke parashikuar kushte të favorshme ëpr lëvizjen e udhëtarëve, grupeve turistike, kulturore dhe sportive.

• Këshili i Ministrave miratoi projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin 8308, datë 18.3.1998, "Për trasportet rrugore", të ndryshuar.

Vendimi propozon krijimin e një hapësirë të përshtatshme operimi për autoveturat 8+1 në tregun e trasnportit të udhëtarëve, duke lejuar përdorimin e autoveturave 8+1 (furgonave) në linjat e rregullta rrethqytetese, duke përjashtuar përdorimin e tyre në linjat rrethqytetëse që lidhin dy bashki të të njëjtit rreth.

Ndryshimi i dytë lidhet me decentralizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor dhe ka të bëjë me heqjen e kompetencës së Ministrit të Trasportit për të përcaktuar numrin maksimal të taksive sipas qarqeve.

• U miratua projektligji "Për pyjet dhe shërbimin pyjor".

Projektligji paraqet një sintezë të të drejtave dhe detyrimeve kryesore në fushën e mbrojtjes e të qeverisjes së fondit pyjor kombëtar dhe të mjedisit pyjor për të gjithë palët e interesuara, shtetin dhe strukturat e veta qendrore dhe lokale, personat fizikë e juridikë, privatë a shtetëror dhe publiku u gjërë. Ndryshimet ligjore konstatojnë në parandalimin e dëmtimeve dhe rritjen e kontrollit kudo. Në hartimin e këtij projektligji është patur parasysh legjislacioni i disa vendeve europiane, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe direktivat e BE-së.

• U miratua "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë, për bashkëpunimin në fushën sanitaro-veterinare".

Kjo marrëveshje do të lehtësojë bashkëpunimin në fushën e eksporteve, importeve dhe tranzitit të kafshëve, të prodhimeve blektorale dhe prodhimeve farmaceutike për kafshët.

• U miratua vendimi "Për kategorizimin e bibliotekave".

Në zbatim të kritereve të përcaktuara në ligjin "Për bibliotekat", në vendim bibliotekat publike janë kategorizuar në varësi të koleksioneve, numrit të përdoruesve, si dhe të shërbimeve të tjera bibliotekare që kryejnë:

Niveli i parë:

A.Bibliotekat publike me koleksion bibliotekar mbi 200 000 njësi dh enumër përdoruesish mbi 4 000 vetë;

B.Bibliotekat publike me koleksion bibliotekar mbi 100 000 njësi dhe numër përdoruesish mbi 3 mijë vetë;

Niveli i dytë:

A.Bibliotekat publike me koleksion bibliotekar mbi 80 000 njësi dh enumër përdoruesish mbi 2 000 vetë;

B.Bibliotekat publike me koleksion bibliotekar mbi 50 000 njësi dh enumër përdoruesish mbi 1 200 vetë;

Niveli i tretë:

A.Bibliotekat publike me koleksion bibliotekar deri në 50 000 njësi dh enumër përdoruesish mbi 1 200 vetë.

• U miratua vendimi "Për një ndryshim në vendimin nr.571, datë 27.8.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e kuotës së pranimit të studentëve në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari", për mitin akademik 2004-2005".

Vendimi parashikon rritjen e numrit të studentëve në Akademinë e Policisë nga 50 në 65 studentë, nisur nga kërkesat për të vazhduar këtë shkollë dhe për një motivim të familjeve dhe fëmijëve që kanë patur lidhje të vazhdueshme me policinë dhe punën e saj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›