E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mbrëmje në takimin ceremonial të kalimit të Bankës së Kursimeve në Raiffeisen Bank. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm autoritete të larta të

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mbrëmje në takimin ceremonial të kalimit të Bankës së Kursimeve në Raiffeisen Bank. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm autoritete të larta të kësaj banke, ministra dhe personalitete të tjerë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Nano u shpreh:

"Ceremonia e sotme përbën një ngjarje të shënuar për të gjithë, jo vetëm për ne shqiptarët, sepse është një provë e progresit të prekshëm të hapjes dhe të integrimit tonë në tregjet globale. Dua ta përshëndes këtë ngjarje dhe si një stimul i rëndësishëm për të gjithë procesin e transformimeve dhe të reformave që po kalon vendi dhe ekonomia jonë e tregut. Kjo ceremoni është një provë tjetër se këto progese, po lidhen mirë me krijimin dhe konsolidimin e sektorëve konkurues të sipërmarrjes private, që lidhen me partnerë të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në ekonominë globale dhe prandaj ndikojnë ndjeshëm dhe tashmë dukshëm në stabilitetin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Kjo është një provë gjithashtu se sistemi ynë i ri financiar, i konceptuar si bashkësi e institucioneve, e tregjeve dhe e instrumentave financiare, ka patur zhvillime pozitive gjate dekades se fundit, duke u perballur me mjaft sfida e veshtiresi ne rrugen e perfeksionimit e te konsolidimit te tij. Kjo është prova më e prekshme që koha e piramidave ka marre keshtu fund edhe institucionalisht.

Qeveria Shqiptare tregoi me këtë kontratë dhe partneritet të sukseshëm, se ka vullnetin dhe vendosmerinë politike për të vazhduar konsolidimin e institucioneve të ekonomisë së tregut të hapur dhe vecanërisht edhe me disa asete vendase qe duket se u tjetërsuan bashkë me Bankën, tregon se ka edhe kapacitete menaxheriale të vlerësuara edhe nga partnerë të tillë të rëndësishëm me eksperiencë qindra vjecare sic eshte Raiffeisen Bank.

Ky gjigant tashmë poi ndërron edhe emrin Bankës sonë dhe ky është hap ii vërtetë që mbart edhe simbolikën e këtij kapërcimi të rëndësishëm. Më duhet ta rivlerësoj këtë transaksion edhe politik, si procesin më transparent dhe më të sukseshëm ne historine e privatizimeve tona, qe do te ndihmoje trasformimin e mbare ekonomise shqiptare drejt strukturave dhe standarteve te ekonomise globale.

Raiffeisen Zentralbank eshte nje nga bankat tregtare dhe te investimeve lider ne Austri dhe nder bankat kryesore ne Europen Qendrore dhe Lindore. Emri dhe eksperienca e Raiffeissen Bank duket se garantojne qe ne tregun bankar shqiptar dhe ne dobi te shume operatoreve vendas rajonale dhe nderkombetare, te aplikohen metodat me te mira te administrimit te portofoleve, te kursimeve te kreditit, ne dobi te sipermarrjes dinamike.

Raiffeisen Bank na ka shqetësuar të gjithëve pozitivisht, edhe operatorët e tjerë bankarë dhe qeveria tashmë ka përshpejtuar veprimet e zbatimit të politikave stimuluese që do të sillnin komunitetin bankar më afër sektorëve prioritarë të rritjes së qëndrueshme ekonomike, më afër operacioneve që konsolidojnë stabilitetin e monedhës dhe konkurencën ne tregjet financiare dhe bankare të vendit dhe të rajonit. Për Qeverinë Shqiptare, Raeffeisen Bank perben nje garanci per te sjelle ne Shqiperi modelet bashkekohore te administrimit te kursimeve dhe vecanerisht te kreditimit te sipermarrjes private dhe te konsolidoje standartet nderkombetare te tregut financiar ne Shqiperi. Per Qeverine Shqiptare, futja ne tregun e vendit te kesaj kompanie perben nje ure te sigurt per suksesin e integrimit te vendit e te tregjeve tona ne ato nderkombetare, financiare.

Qysh tani drejtuesit e Reiffaisen Bank kane shpalosur nje sere objektivash teper ambicioze, duke justifikuar keshtu shpresat dhe optimizmin e shfaqur nga qeveria per hyrjen e tyre ne tregun shqiptar.

Vetem vitin e ardhshem banka pritet te investoje rreth 15 milione euro, pa permendur ketu procesin kompleks te modernizimit, kreditimit, sherbimit on line etj, etj.

Aksioneri i ri do te sjelle risi ne sistemin bankar, në sherbime bankare cilesore bankare, duke i afruar bankat dikur kaq mistike dhe të panjohura për shqiptarët më praën publikut dhe më pranë tregut aktiv të bankave të tjera te nivelit te dyte, prandaj ne i konsiderojmë të gjithë bankat komerciale partnerë dhe aleatë të politikave, të qeverisë dhe të shtetit, vecanërisht në luftën ndaj ekonomisë së hijes, ekonomisë, informale, ekonomisë së "cash"-it, aleatë për të nxitur iniciativa të tjera që zhvillojnë dhe konsolidojnë sistemin banker të vendit dhe që ndihmojnë më shumë për të arritur më shumë rezultate në aksionet ekzekutive dhe instrumentale, kundër pastrimit te parave, korrupsionit e kështu me radhë.

E thene ndryshe, kredibiliteti i Shqiperise, që po rritet për shkak të kredibilitetit të faktorëve të tillë tashmë aktiv dhe të pranishëm në tregjet tona, për shkak të auditit tepër kredibël që aktorë të tillë i bëjnë resurseve dhe tregut të vendit. Ky është një elementë shumë i rëndësishëm që po vlerësohet dhe nga aleatë dhe partnerë të tjerë, nga Komisioni Europian dhe nga Kompani të tjera globale që po shtojnë vëmendjen, interesin dhe investimet drejt shqiptarëve.

Ne emer te qeverise shqiptare jam ketu per tju garantuar se do të vazhdojmë të jemi seriozë në bashkepunimin institucional me ju dhe me të gjithë faktorët e tjerë, për ta bërë sa më shpejtë Shqipërinë të prekshme në të gjitha standartet e Europës moderne.

Ju faleminderit dhe pune te mbare!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›