Këshilli i Sigurimit diskuton nesër për veriun e Kosovës
![7118_keshilli_sigurimit[1]](https://www.noa.al/wp-content/uploads/2011/07/7118_keshilli_sigurimit1-300x200.jpg)
Foto ilustruese, Keshilli i Sigurimit
E mërkurë, 27 korrik 2011, NOA- Tensionet në veri të Kosovës kanë bërë që Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë ditës së nesërme të zhvillojë një takim për të diskutuar lidhur me këtë situatë.Kjo mbledhje vjen pas letrës së dërguar nga ana e Serbisë e cila është pranuar të diskutohet nesër, që siç raportohet nga mediat kosovare me mbështetjen e menjëhershme të Rusisë.
Takimi i cili pritet të mbahet ditën e nesërme do të jetë më dyer të mbyllura dhe në fokus të diskutimit do të jetë Kosova dhe veriu i saj.
Shkak për mbajtjen e këtij takimi është bërë pas tensionimit të situatës në veri pas marrjes nën kontroll të pikave kufitare nga ana e Policisë së Kosovës.
a.y/NOA