Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë/ PS fut në rend dite për të votuar ish-deputetin e PD dhe ish-kreun e Kushtetueses

Partia Socialiste ka vendosur në rendin e ditës s 137 Kuvendit, votimin për anëtarët e Këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Emrat e propozuar janë ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Jonida Prifti dhe ish-ministri Ervin Mete.
Pas miratimit të kryeministrit Edi Rama, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Deputetët socialistë kanë shprehur mbështetjen edhe për Selami Xhepën dhe Holta Zaçajn.
Qeveria ka propozuar dy emra që janë të njohur në botën e financave, Ervin Mete, ish-ministër i Financave dhe Jonida Prifti, që vjen nga sektori bankar.
Selami Xhepa, me një karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, konsiderohet si një prej emrave më afër opozitës.
Holta Zaçaj, ish-Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, është një propozim i cili shkaktoi edhe një debat të fortë në radhët e gjyqësorit për shkak të interpretimit të mandatit të saj, pra kur i përfundonte koha si anëtare e kësaj gjykate.
Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte, pra në datën 19.02.2026 në orën 10:00.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ai është përgjegjës për hartimin e politikës monetare dhe për miratimin e udhëzimeve për zbatimin e saj. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendos mbi politikat e administrimit në përgjithësi, si dhe përcakton mënyrat ose procedurat për realizimin e veprimtarisë operative të Bankës së Shqipërisë, duke siguruar kështu administrimin e drejtë të institucionit dhe përgjegjshmërinë kundrejt publikut për veprimet, angazhimin dhe rezultatet e saj.
Këshilli Mbikëqyrës kryesohet nga Guvernatori dhe përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë:
Guvernatori – Kryetar
Zëvendësguvernatori i Parë – Zëvendëskryetare
Zëvendësguvernatori i Dytë; dhe
Gjashtë anëtarë të tjerë.
Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:
Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi;
Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;
Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.
ANËTARËT AKTUALË TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS:
Gent Sejko, Kryetar
Zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendëskryetare
Zj. Natasha Ahmetaj, Anëtare
Zj. Suela Popa, Anëtare
Zj. Edlira Luçi, Anëtare
Ridvan Bode, Anëtar
Artan Hoxha, Anëtar
Violeta Staka, Anëtar
Anastas Angjeli, Anëtar