Këshillimi i karrierës, arritjet dhe sfidat e zbatimit të modelit në Shqipëri

Këshillimi i karrierës kontribuon në zgjedhje më të mira sa i takon edukimit dhe punësimit, si dhe ndihmon në përmirësimin e përputhshmërisë mes kërkesës dhe ofertës për punë.
Për këtë temë u zhvillua një konferencë, që mblodhi së bashku ekspertë të fushës për të trajtuar arritjet dhe sfidat e zbatimit të modelit të këshillimit të karrierës në Shqipëri.
“Problematikë tipike për Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit e më gjerë, është mungesa apo mospërputhja e aftësive me tregun e punës. Orientimi në karrierë është gjithashtu shumë i rëndësishëm për adresimin e këtyre dy problematikave,” u shpreh zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani.
Konferenca pati diskutime edhe mbi rolin e medies në orientimin e karrierës të të rinjve, për t’i fuqizuar ata drejt vendimmarrjes së informuar për zgjedhjet profesionale.
Gazetare: Amela Zhabjaku
/rtsh.al/