E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilltaret demokrate procedim penal ndaj Edi Rames- shkeli Kushtetuten dhe dhunoi festen kombetare te Pavaresise

29-11-2010 / Gazeta 55

Keshilltaret e Partise Demokratike ne bashkine e Tiranes do te kerkojne shkarkimin e kreut te bashkise se Tiranes pasi ka shkelur kushtetuten duke mos zbukuruar kryeqytetin per festen e Pavaresise. Ne nje konference per shtyp kreu i grupit te keshilltareve te PD-se ne keshillin bashkiak te kryeqytetit Ferdinand Poni ka deklaruar se keshilltaret e PD-se do te kerkojne gjithashtu edhe procedim penal per kryebashkiakun Rama pasi ka thyer kushtetuten dhe ligjet si dhe demtuar interesat e shqiptareve. Ai gjithashtu ka theksuar se me moszbukurimin e Tiranes Rama ka sabotuar festen e shqiptareve. Edivin Rama me perzerje te ulet morale mes mbartesit te nje fryme moralisht te ulet nuk mund te rrije asnje dite pa fyer shqiptaret- theksoi Poni duke shtuar se Rama ka shkelur dinjitetin dhe ligjin e ketij shteti. Sipas tij moszbukurimi i rrugeve nga ana e bashkise tregon nje veprim te turpshem te Rames per te perjashtuar kryeqytetasit nga kjo feste. Kjo situate e perseritur tregon se keto veprime qe eshte shume pak ti quash si tradheti dhe prishje te imazhit dhe i jep te drejte qytetareve te kerkojne qe te merren masa per keto veprime te tilla- theksoi Poni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›