Kurora e vetmuar
Ajo ishte nje kurore e vetmuar. Ndersa jo shume larg saj vendoseshin dhjetera kurora ajo qendronte e vetmuar. Por krenaria e asaj kurore sikur erresonte madheshtine e ceremonise se vendosjes se kurorave te tjera. Dukej sikur ajo nje e vetme sfidonte numrin e madh te kurorave te tjera. Cfare kishte ndodhur
Erdhi me ne fund dhe dita e madhe e festes se flamurit festes se pavaresise se kombit tone festes tone kombetare. Mendonim se kete dite kryeqyteti do te shkelqente nga dritat dhe flamuret e shumte qe do te valeviteshin kudo. Por asgje. As drita dhe as flamure nuk pame gjekundi. Thua se ishte nje dite e zakonshme. Bashkia e kryeqytetit kishte harruar se ishte festa kombetare e shqiptareve.
Lidhur me sa me siper nje miku im nje funksionar i nje institucioni te perndjekurve politike na propozoi qe diten e festes se madhe te shkonim ne varrezat e deshmoreve te atdheut dhe te vendosnim nje kurore ne varrin e perbashket te njezetedy martireve te rene nga kosa komuniste ne te ashtuquajturin proces te bombes ne ambasaden sovjetike. Bisedova me sekretaren e shoqates dhe rame dakord me propozimin e bere.
Pergatitem kuroren dhe shkuam ne varrezat e deshmoreve. Gjithshka ishte pergatitur per kete cast solemn. Rojet e nderit banda fotoreporteret dhe kameramanet ishin te gatshem. Ne oren 10 filloi ceremonia. Vendosin kurorat prane permendores Nena Shqiperi Presidenti Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Kryeministri per te vazhduar me ministrat dhe personalitetet e tjera dhe per te perfunduar me perfaqesuesit e veteraneve te luftes kunder okupatorit.
Ne keto caste drejtohemi drejt varreve te martireve tane vendosim kuroren dhe perulemi para tyre. Ne ate mori gazetaresh dhe kamerash nuk pame asnje te drejtohej drejt nesh. Duke pare nje gje te tille nje i njohuri jone na u drejtua dhe na tha - Perse nuk e vendoset kuroren atje ku i vendosen te tjeret
Nuk i kthyem pergjigje. Te njohurit tone duket nuk i kishte rene ne sy se ne krye te permendores ne fjale vazhdonte te qendronte ylli i komunizmit pikerisht ai yll qe u kishte marre jeten martireve tane dhe ne na dukej sikur keta martire na thoshin - Deri kur Shqiperia do te vazhdoje te qendroje nen hijen e komunizmit
Kjo pyetje kerkon pergjigje. Kush do ta jape ate Nuk e di. Po mundet jepeni ju te dashur lexues.
Autori eshte Kryetar i Shoqates Antikomuniste te ish-te Perndjekurve Politike te Tiranes