E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltari Bashkiak arrestohet në Itali për trafik kokaine

ITALI- Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kavajës, Ervin Çelçima është arrestuar ditën e djeshme në Itali, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur për "Gazetën Shqiptare" se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga ky shtet. Pra kanë qënë pikërisht autoritetet italiane ato që kanë njoftuar arrestimin e 34-vjeçarit Çelçima, për të cilin ekzistonte një urdhërarresti që në vitin 2000.

Ai akuzohet nga drejtësia italiane, se së bashku me persona të tjerë, është përgjegjës për trafikimin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, në shtetin italian në fillim të viteve 2000.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›