E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqytetasit në 2012 do e paguajnë më shtrenjtë ujin

TIRANË- Enti Rregullator i Ujit ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar kërkesën e ndërmarrjes së ujësjellësit për rritjen e çmimit të ujit për konsumatorët familjarë por edhe ata privat e buxhetor dhe se pritet që të miratoi në fund të muajit dhjetor. Pra automatikisht prej fillimi i 2012 konsumatorëve do t`ju duhet që të paguajnë më tepër për ujin që konsumojnë.

Ndërkohë që një pjesë e zonave të kryeqytetit nuk furnizohen normalisht me ujë ose ka zona si Qyteti i Nxënësit që ka vite që përdorin ujin e puseve pasi Ujësjellësi nuk i furnizon me asnjë pikë uji.

Rritja që ka kërkuar Ndërmarrja e Ujësjellësit për kategorinë e familjarëve është kërkuar që të jetë 22 lekë/ m3, pra nga 33 lekë/m3 që është aktualisht të shkojë në 55 lekë/m3.
(Shkrimin sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›