E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltari i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe: Vendet e Gjirit u treguan të dobët ndaj në konfliktin me Iranin

Këshilltari i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, ka kritikuar ashpër qëndrimin e aleatëve të Gjirit ndaj sulmeve hakmarrëse të Iranit në rajon, pas goditjeve izraelito-amerikane që çuan në nisjen e luftës në Lindjen e Mesme.

Gargash tha se shtetet e Gjirit mbështetën njëri-tjetrin logjistikisht gjatë krizës, por reagimi i tyre politik dhe ushtarak ishte i dobët.

“Qëndrimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) ishte më i dobëti historikisht, duke marrë parasysh natyrën e sulmit dhe kërcënimin që ai paraqiste për të gjithë”, deklaroi Gargash, duke iu referuar organizatës gjashtë-anëtarëshe të Gjirit.

Ai shtoi se “prishte një qëndrim të tillë të dobët nga Lidhja Arabe” – organizata 22-anëtarëshe e shteteve arabe dhe të Afrikës së Veriut me seli në Kajro – “por nuk e prisja nga GCC-ja dhe më ka habitur”, tha ai në një konferencë në Dubai.

Monarkitë e Gjirit kanë pasur gjithmonë “marrëdhënie të vështira” me Iranin, theksoi Gargash. Në vitet e fundit ato ndoqën një politikë “frenimi” nëpërmjet ndërmjetësimit, partneriteteve energjetike, marrëveshjeve strategjike dhe, në rastin e Emirateve, lidhjeve tregtare.

“Por këto politika kanë dështuar në mënyrë të mjerueshme dhe tani po përballemi me një rivlerësim të madh”, përfundoi ai.

Deklaratat e Gargashit vijnë në kuadër të tensioneve të forta rajonale pas sulmeve iraniane ndaj vendeve të Gjirit, të cilat ai i ka cilësuar si agresion të paramenduar dhe të ashpër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›