Kështu Berishët vodhën dhe rropën CEZ!
Nga Erion Braçe
Kjo është tabela e një raporti të mbajtur sekret mbi situatën e CEZ.
Sjell një fakt shumë të rëndësishëm: Shumat e parave të marra nga një grup kompanish për mbledhjen e borxheve të qytetarëve, bizneseve, kompanive dhe institucioneve buxhetore ndaj CEZ.
Shihni sa kanë marrë: nga 23 deri në 54% të çdo shume borxhi të mbledhur!!
Miliona euro të zhvatura në këtë mënyrë!
Janë: Mercl, Constal, Elite, ATU, dhe CE2 Services, CE2 Management.
Kompani, të cilat nga korriku 2012 deri në janar 2013 kanë arkëtuar qindra milionë lekë në këtë mënyrë!
Kur muaj më parë e denoncova këtë zhvatje, në dijeni të kontratave, por në pamundësi të njohjes së shifrave, njëri prej klientëve të Berishës dhe njëherësh pronari i dy kompanive të mbledhjes së borxheve, mu hakërrye me një padi gjyqësore. Madje, madje, i dërgoi kryesisë së PS dhe një fletë-rrufe të madhe!
Por, ja ku e keni të vërtetën, zhvatjen marramendëse të kompanisë më të madhe në vend!
Ju thashë edhe dje: kjo histori zhvatje prej klientëve të Sali Berishës meriton hetim të menjëhershëm! Tani!
