Miliona dollarë nën tokë
Shqipëria ka në nëntokën e saj miliona ton minerale të pashfrytëzuara ende. Nxjerrja e tyre përkthehet në miliona dollarë të ardhura për buxhetin e shteit, që vijnë nga renta minerare, pagesa e taksave, apo punësimi. Adil Neziraj, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave, në METE në një intervistë për AS, tregon sa milionë ton janë rezervat e kromit, bakrit, hekurnikelit dhe naftës.
“Janë rreth 40 milionë ton krom të pashfrytëzuara, pjesën më të madhe të rezervave e ka masivi i Bulqizës dhe një pjesë Kukësi dhe Tropoja. Bakër- duhet të jenë mbi 50 milionë ton të pashfrytëzuar; hekur-nikel janë mbi 300 milionë ton”- thotë Neziraj.
Ndërkohë, deri më tani janë nxjerrë nga nëntoka 50 milionë tonë naftë, 10 miliardë metra kub gaz, 38 milionë ton qymyr.
“Rezervat e naftës janë të konsiderueshme. Ka rezerva- rreth 430 nanometro kub, ndërkohë që shfrytëzimi është shumë bërë pak nga kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri”- thotë Neziraj./b.l