Kështu ndodh kur i bën varrin tjetrit!
Share
Punonjësit e varrezave kanë një punë të vështirë fizike, përveçse asaj emocionale. Këtë gjë e tregon më së miri 55-vjeçari Stefan Faerber nga Deutschlandsbergu i Austrisë. Ky i fundit ka rënë në gropën e një varri që sapo kishte e hapur, e cila ishte plot dy metra e thellë. Pas rrëzimit ai dëmtoi shpinën dhe kokën dhe e kishte të pamundur që të lëvizte. Për fat, 55-vjeçari kishte me vete telefonin dhe ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar të shpëtojë. Në rast të kundërt, ai do ta kishte kaluar gjithë natën në varr, duke qenë se ishte fundi i ditës. Në këtë rast mund të thuhet se ka vend dhe fjaja jonë e urtë Mos i bëj varrin tjetrit, se bie vetë në të