E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këta hajdutë duhen përmbysur

Share

Nga Erion Braçe

Sot gazeta Shekulli ka publikuar:

1. Keshilltarja per ekonomine e kryeministrit Sali Berisha, Suzana Guxholli, ka fshehur nje pasuri prej 1 milion dollaresh!

Askush nuk do ta zbullonte sikur keshilltarja e Kryeministrit te mos ndahej nga burri e me kete rast te kerkonte edhe pjesen e saj te pasurise! Te pa deklaruara.

Suzana Guxholli njihet ne qarqet e biznesit kombetar e nderkombetar si nje nga paradhomat e rendesishme per te hyre ne zyre tek Sali Berisha!!!!

2. Jozefina Topalli e tjetersuar, nga ora llastiku ne 2005-sen ne unaze, byrzylyk floriri e guresh te cmuar, cante “Valentino” pas 7 vitesh ne pushtet!

3. Qeveria ka vendosur qe per tre muajt e veres te punesoje me kontrate 110 punonjes qe do te sherbejne ne vilat e qeverise ne Durres, Vlore, Dhermi, Pogradec, Dajt etj.

Te gjithe keta nuk do ti paguajne me parate e tyre, pra te Kryeministrit, Kryetares se Kuvendit etj etj, por me parate e taksave tona!

Natyrisht ka edhe me!

Poju them ate qe se thote kush prej dy ditesh:

Pemet ne Parkun unik te Tiranes po priten per rrugen me 6 vija kalimi qe te çon ne TEG!

Tani! Ne periudhen kur shume pak njerez shkojne andej, per shkak te parase se munguar, por edhe se shpenzimi shkon drejt detit!

Por njeheresh edhe per nje dyzine fshatrash te pasunareve te rinj te Tiranes! Jane te gjithe aty, gjykates, prokurore, ministra, deputete, femije te tyre, biznesmene, gangstere, bankiere! (Sikur agjencia e parandalimit të pastrimit të parave të nisë të hetojë mu aty, një herë të vetme)

Këta po përcaktojnë projektet dhe po orientojnë zhvillimin drejt pasurisë së tyre. Me çdo kosto. Edhe me parata që paguajmë ne nëpërmjet taksave që në kanë vënë.

Sot nje gazete e qeverisekishrreshtuar deputete te Qeverise te thonin se “duhen ndryshime ne Qeveri”!

Keta nuk duhen ndryshuar! Nuk zgjidh me gje! Thjesht jane ne gare me njeri-tjetrin kur i tregojne po njeri-tjetrit pasurine.

Këta duhen përmbysur.

Nese opozita rri mendushem dhe angazhohet per pushtet brenda saj, ndryshimi i vetem qe do te ndodhe ne kete vend, do te jete ky i kalimit te pasurise nga nje hajdut ne tjetrin, te gjithe ne pushtet!

Tani është koha për opozitarizëm.

Tani është koha për veprim të fortë dhe kundër korrupsionit.

Tani është koha për shpresë të re, për frymëzim, të ardhme të drejtë e të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›