Arvizu injoroi votimin për presidentin, merr pjesë në kongresin e Aleancës KuqeZi
Share
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka qenë befasia e kongresit të Aleancës KuqeZi. Diplomati amerikan, që refuzoi të ishte i pranishëm në farsën e votimit të presidentit të ri nga mazhoranca qeverisëse, ka qenë i pranishëm në kongresin e partisë së re, e cila ka organizuar një event me një prani që do e kishin zili partitë e mëdha në vend.
Drejtuesi i AK, Kreshnik Spahiu ishte i pranishëm në Uashington me disa takime të rëndësishme para pak kohësh. Ndërkohë diplomatë të ndryshëm në Shqipëri kanë vlerësuar Aleancën KuqeZi, duke theksuar se rreth saj janë grumbulluar të rinj urbanë e të mirëarsimuar.