E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këta njerëz na sfiduan të gjithëve!

Nga Kristi Pinderi
Dje, disa orë pasi në televizionet shqiptare nisi të transmetohej lajmi se 8 familje të dëbuara rome dhe të pastreha u strehuan përkohësisht në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit në një akt impresionues që shqiptarët nuk e kishin parë deri më sot, ngaqë as shteti, as organizatat e shoqërisë civile nuk mundën tu siguronin atyre një vend ku të ngrinin çadrat, qeveria ndërmori ndoshta një prej akteve më të shpejta të saj. Brenda katër orëve që nga momenti i parë kur lajmi mori dhenë duke habitur të gjithë, kryeministri Sali Berisha nënshkroi një vendim qarkullues i detyrueshëm për tu kaluar në mënyrë emergjente nga të gjithë ministrat, pa pritur mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Vendimi në fjalë, mësohet se kishte muaj të tërë që përgatitej (të paktën 6 muaj), e nuk firmosej! Ka të bëjë me krijimin e një qendre multidisiplinare emergjente për qytetarët e pastrehë dhe për rastet si ai i familjeve rome që dje u gjendën në mes të të ftohtit, pa strehë e pa asnjë mjet mbijetese e që u detyruan të ngrinin çadrat në oborrin e Avokatit të Popullit.
Sipas vendimit qarkullues që Berisha vendosi dje pa u vonuar asnjë minutë më shumë, një pjesë e një ish reparti ushtarak në afërsi të varrezave të Sharrës, do të shndërrohet në një qendër strehimi, për të paktën 45 familjet rome që kanë më shumë se një vit që enden të terrorizuar nëpër rrugët e kryeqytetit. Termi vendim qarkullues do të thotë se këtë V.K.M. ministrat do të duhet ta nënshkruajnë në fare pak ditë, njëri pas tjetrit, pa qenë e nevojshme të presin mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
Por si ndodhi i gjithë ky zhvillim?


Romët befasojnë shtetin dhe ndërkombëtarët

Astriti, një prej 45 qytetarëve romë të cilët dje u akomoduan përkohësisht në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit, është 43 vjeç, por ngjan si 60! Të mërkurën paradite i pagoi 1000 lekët e fundit që kishte në xhep shoferit të një furgoni që i transportoi të gjithë pasurinë nga zona periferike ku jetoi vitin e fundit në çadra, drejt e te oborri i Avokatit të Popullit. Ky i fundit, një ditë më parë kishte deklaruar se nëse çështja e familjeve rome të pastrehë e të dëbuar nga shtëpitë baraka të tyre qysh një vit më parë, nuk do të zgjidhej, atëherë institucioni që ai drejton do të hapte dyert për çadrat e tyre, por pa e menduar në fakt se, diçka e tillë do të mund të ndodhte realisht… 

Ndodhi pikërisht ashtu: sapo afati i 1 shkurtit, i vënë nga pronarët e tokës skadoi, familjarët e këtij komuniteti rom nuk patën asnjë zgjidhje tjetër, veçse të shkonin në oborrin e Avokatit të Popullit, duke konsumuar kështu ndoshta aktin më të paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar: të sfidonin besimin që krijuan pasi një autoritet i shtetit guxoi të deklaronte atë fjali…

Bashkëshortja 23 vjeçare e Astritit është në muajin e 6 të shtatzanisë. I biri, Arleni, është katër vjeç, me sy jeshilë, flokët pis të zeza dhe me një shprehje ëngjëllore: fëmija më i bukur! E bija ekspresive e Astritit, Xheni, nuk le dy gurë bashkë pa lëvizur! Eshte ndoshta fëmija më e gjallë në atë komunitet: është vetëm 3 vjeç.

Këta kam, …dhe këto rreckat këtu, thotë me zë të mundur Astriti. Bashkëshortja i rri pranë, e shikon me shpresë, dhe shpjegon se shenja si prej nga plage të djegure që ka në gjysmën e djathtë të fytyrës, është diçka e lindur…

Astriti preferon të qëndrojë në një çadër jashtë në oborr, sesa të hyjë në sallën e konferencave të Avokatit të Popullit ku ndodhen plot 8 familje rome. Ka paguar 1000 lekë për të transportuar një divan që i mungon mbështetësja, një sustë krevati dopio, tre çanta të vjetra me rroba dhe një furnelë me gaz… Salla e konferencave që ndodhet në katin e parë të institucionit të Avokatit të Popullit, tashmë është e gjitha e zaptuar nga 45 vetë, pjesëtarë të 8 familjeve, nga të cilët 23 janë fëmijë nën moshën 14 vjeç. Pamja, por edhe akti në fjalë është shokues!

Drejtësi mbi padrejtësinë?!

Këto familje, një vit më parë i mbijetuan një tentative kriminale për ti larguar me dhunë nga vendi ku jetonin prej të paktën 20 vitesh: një geto e mirëfilltë me baraka në zonën e stacionit të trenit. Askush nuk u dënua, ndonëse banorët romë dëshmuan për një zjarrvënie të qëllimtë për të zhdukur barakat ku ruanin fëmijët, dhe pohuan me detaje edhe se njerëz të pushtetshëm u kishin bërë presione të vazhdueshme që ata të largoheshin nga ai vend.

Vetëm dy javë më parë, Lulzim Basha pohoi se në atë zonë, do të nisë shpejt projekti për zgjatimin e bulevardit Zogu I, një projekt që sipas Bashës do të zhvillojë infrastrukturën dhe urbanizimin e mëtejshëm të kryeqytetit. Në po atë pjesë të bulevardit të ardhshëm, ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi ka bërë publike prej kohësh tashmë projektin për ndërtimin e një pallati të qelqtë të drejtësisë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre planeve futuriste dhjetëra qytetarë të këtij qyteti po dëshmojnë si në një shoë të pabesueshëm jo vetëm dramën e tyre personale, por mbi të gjitha fillimin e një krize humanitare që me siguri i kapi të papërgatitur dje të gjithë institucionet e vendit.

Për momentin, ne jemi të fokusuar për të zgjidhur problemet emergjente në këtë situatë, të mendojmë për ushqimin, apo nevoja të tjera emergjente të këtij komuniteti, tha z. Igli Totozani, Avokat i Popullit, dhe për këtë kërkojmë ndihmën e organizatave të shoqërisë civile dhe të institucioneve që punojnë direkt me komunitetin në fjalë.

Nga ana tjetër, institucionet qeveritare nuk kanë mundur akoma të prononcohen zyrtarisht ndaj këtij problemi, gjë që ka nxjerrë, për të disatën herë, totalisht zbuluar të gjithë sistemin e Shërbimit social në Shqipëri!

Nga 45 familje të cilat më shumë se një vit më parë ngelën në mes të rrugëve pasi njerëz akoma të padënuar u dogjën shtëpitë baraka në zonën e stacionit të trenit, aktualisht kanë ngelur vetëm 8 familje. Këto 8 familje, ditën e djeshme u dëbuan edhe nga pronari i tokës ku kishin ngritur çadrat në periferi, tokë kjo që paguhej nga Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Nuk na takon neve ta zgjidhim këtë, madje kemi bërë shumë… Kjo është përgjegjësi e Bashkisë dhe e të gjithë pushtetit lokal, citohet nga një burim i afërt, të ketë thënë dje ministri Spiro Ksera, i gjendur si të gjithë në befasinë e aktit të familjeve rome: që ngritën çadra jo për të protestuar, por për të jetuar…

Ironike, por mbi të gjitha 100 përqind e vërtetë e gjithë kjo përpjekje e mbi 40 qytetarëve të marxhinalizuar të Shqipërisë që në pamundësi për të gjetur një mbështetje konkrete nga shteti, bënë dje aktin më të paprecedentë ndoshta në historinë e Republikës…

Pak minuta pasi ata qytetarë po ndanin me Shekullin historinë dhe dëshmitë e tyre, një ekip i përbërë nga disa prej oficerëve më të lartë të Komisiariatit Nr. 2 të Tiranës hyri në rrethimin e Avokatit të Popullit dhe kërkoi të dinte nëse ato familje rome kishin hyrë me d

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›