Dibër, nisin reshjet e dëborët, -17 °C temperatura në Bulqizë

Kanë nisur reshjet në qarkun e Dibrës. I ftohti Siberian që ka përfshirë vendin ka ulur ndjeshëm temperaturat në këtë qark, ku vetëm në Bulqizë termometri si rrallë herë shënon -17 °C. Pavarësisht situatë deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim.
Më herët Emergjencat civile u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes me shpjetësinë, të vendosin zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
Xhaferr Seiti, drejtori Operacional i Emergjencave Civile tha se situata problematike paraqitet në veri dhe juglindje të vendit. Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës lëvizet me zinxhirë, ndërsa 5 komunat e Kukësit dhe 2 të Shkodrës janë izoluar për shkak të dëborës.