Këto s’janë fotografi

Me një aftësi të jashtëzakonshme Cadden (47) vizaton çdo detaj nga fotografitë, pavarësisht asaj se a bëhet fjalë për rrudha, tym duhani, pika uji... Secili detaj bartet mjeshtërisht në letër, vetëm me një laps grafik.
"Ajo që më dallon nga hiper-realistët e tjerë është se unë punoj vetëm me laps”, sqaron ai.
Ndryshe, për një vepër të këtij hiper-realisti – ose, më mirë të thuhet të këtij fotorealisti – që zakonisht e vizaton për tre deri në gjashtë javë, duhet ndarë afro 5,000 funte.
"Ai është një detajist unik, sepse pakkush do të mund të thoshte se kuti kemi të bëjmë me vizatime, e jo me fotografi.
Por, vetëm kur të afroheni afër tyre e kuptoni se ato janë vizatime”, deklaroi zëdhënësi i galerisë londineze Plus One, ku Paul Cadden aktualisht ka hapur ekspozitën e tij.
Vitin e kaluar Cadden u nominua për artistin e vitit në Britani të Madhe. Ai vetë thotë se me vizatim merret që kur ishte 6-vjeçar, dhe se gjithmonë dëshironte të bëhej një artist të cilin bota do ta mbante mend edhe pas vdekjes.