Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka emëruar Kevin Bufin në detyrën e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendimi me propozimin e Kryeministrit, në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.
Sipas vendimit, emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/e.i/a.f/r.e/