E Diel, 1 Nëntor 2026

Molotovë e marshim, mbyllet dita e nëntë e protestave

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Në ditën e nëntë të saj, protesta u tensionua pasditen e sotme, ndërsa ndodhë edhe disa shpërthime molotovësh në afërsi të perimetrit të Kryeministrisë.

Protestuesit hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku ishin pozicionuar efektivët e Policisë së Shtetit.

Në mes të bulevardit protestuesit dogjën edhe një karrige.

Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës që punoi për shuarjen e flakëve.

Në drejtim të grupit të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u afruan edhe forca të shtuara policie dhe një autobot uji, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Pas tensioneve u rikthye qetësia, teksa protestuesit marshuan drejt sheshit “Skënderbej”, nga ku u shpërndanë dhe lanë takim nesër në ora 09:00 para Kuvendit.

1 nga 9

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›