Khodorkovsky cel Festivalin Nderkombetar te Drejtave te Njeriut
Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut ngriti siparin me dokumentarin mbi “Khodorkovsky”, historia e njeriut më të pasur rus, që u bë i burgosuri më i famshëm. Ky film vjen për herë të parë për publikun kryeqytetas.
Në ceremoninë e hapjes së edicionit të gjashtë të festivalit, Drejtori Ekzekutiv Kujtim Çashku, u ndal në rrëfimin e jetës së këtij festivali ndër vite dhe rëndësinë që kane për vendin tonë mesazhet që përcjellin këta filma.
Festivalin e përshëndeti edhe Presidenti i Nderit i IHRFFA, Theodore S.Orlin. “Kur pashë këtë shkollë para 6 vitesh i thashë Cashkut se duhet patjetër të organizonte një festival dhe ja ku jemi në edicionin e tij të gjashtë”, tha Orlin. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kreu i prezences së OSBE në Shqipëri, Eugen Ëollfarth, i cili u shpreh se ishte hera e dytë që merrte pjesë në këtë festival.
Dokumentari, i shfaqur në ekranin e kinemasë së Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, është një realizmim kinematografik mbi transformimin e Mikhail Khodorkovsky-it , nga një socialist i përkryer në një kapitalist të përkryer dhe në fund, në një burg të Siberisë, duke u kthyer në një martir të përkryer. Një luftë titanësh mes atij dhe presidentit Putin. Ky i fundit e paralajmëron, por Khodorkovsky kthehet në Rusi duke e ditur se do të burgoset, sapo të kthehet. Dokumentari me regji dhe skenar të Cyril Tuschi është një prodhim gjerman dhe francez.
mbremjen e sotme do të shfaqen dokumentari i shkurtër spanjol “Një ditë në Smara”, dokumentarit suedez “Dashuri Në Distancë”, filmin shqiptar “Amnistia” të Bujar Alimanit, dokumentarin “Hëna është një vend i mrekullueshëm”, ne kete Festival per , gjatë dite do të shfaqen 36 realizime kinematografike të zhanreve të ndryshëm si, dokumentarë, filma artistik, filma me metrazh të shkurtër.
Të pranishëm gjatë ditëve të festivalit do të jenë 14 regjisorë, të cilët do t’i prezantojnë vetë krijimet e tyre, duke rrëfyer për publikun shqiptar spuntot që çuan në prodhimin e këtyre filmave.