Shkoder/Hap siparin festivali Anifest Rozafa
Festivali "Anifest Rozafa" ka hapur siparine tij ditën e djelë. Në edicionin e tij të dytë, ky festival në të cilin marrin pjesë 195 tituj filmash të animuar, ka gjetur edhe mbështetjen e Bashkisë, Shkodër. Drejtori Artistik i Festivalit " AnifestRozafa", Artur Dauti thotë në lidhje me kriteret e përzgjedhjes së filmave, ato do të jenë 2: mesazhi i filmit dhe parametrat e tij filmike.
E ndërsa numri i filmave me autorë të huaj është në rritje, për filmat e animuar shqiptar ky numër ka pësuar ulje, duke bërë që në këtë festival të keni vetëm 3 filma të animuar.
Për vlerësimin e filmave do të jetë një juri e përbërë nga tre grupe, ajo e 30 fëmijëve, ndërkombëtarja dhe juria e tretë që përbëhet nga tre autorë filmash mes të cilëve janë dhe një shqiptar dhe një kosovar.