E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE: Sistemi i sigurimeve shoqërore në Greqi po rrënohet

Këshilli i Europës i ka tërhequr vëmendjen qeverisë greke dhe Trojkës mbi rrezikun e mundshëm të rrënimit të sistemit të sigurimeve shoqërore në Greqi, për shkak të masave shtrënguese, papunësisë në rritje dhe reduktimeve në paga dhe pensione.
 

Në vlerësimin e përshtatjes së Greqisë me parimet e kodit europian të sigurimeve shoqërore, komisioni i ministrave të KiE-së, thekson se masat shtrënguese që u morën në kuadër të përmirësimit fiskal të vendit, influencojnë seriozisht jetëgjatësinë e sistemit kombëtar të sigurimeve shoqërore.
 

Këshilli i Europës thekson se është nevojë emergjente të ruhen benefitet e sigurimeve shoqërore, të paktën në nivelet minimale që parashikon Kodi, me qëllim që të shmanget varfërimi i popullsisë dhe të mos cënohet seriozisht paqja sociale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›