KiE miraton rezolutën për krizën në Shqipëri

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës me 86 vota pro miraton projekt rezolutën për Shqipërinë e cila kërkon t'i jepet fund krizës politike në Shqipëri.
Projekt rezoluta e hartuar nga dy bashkraportuesit Jako Lakso dhe David Wilshire përmban 10 amendamente, 3 prej të cilave janë miratuar dhe 7 të tjera janë hedhur poshtë pavarësisht përpjekjes së përfaqsuesve të mazhorancës shqiptare Ilir Rusmaili dhe Lajla Përsonaska për t'i miratuar. Rezoluta ka hedhur poshtë amendamentin i cili kërkonte ndërhyjen e presidentit të republikës për të zgjidhur krizën politike në vend.
Më tej amendamentet apelojnë politikanët shqiptare të zhbllokojë situatën politike në vend dhe institucionet të nisin funksionimin e tyre normal sipas rregullave të demokracisë.
Kjo rezolutë drejton një thirrje të drejtpërdrejtë mazhorancës të ngrejë një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet dhe opozitës të kthehet në Kuvend.