E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE thirrje palëve t'i japin fund krizës

Asambleja e këshillit të Europës në një deklaratë për mediat pas përfundimit të vizitës në Tiranë i ka bërë thirrje palëve t'i japin fund krizës dhe të vazhdojnë me reformat themelore. Sipas asamblesë së KiE-së mungesa e dialogut parlamentar dëmton funksionimin e demokracisë dhe të institucioneve.
Gjithashtu Asambleja e KiE përgëzon dhe inkurajon kontributin e presidentit Topi për dialogun politik mes palëve.
Ndërkohë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka theksuar se duhet të ngrihet urgjentisht një komision parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›