E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kiana Kryeziu, për të shkruar historinë

E re, e vendosur dhe e gatshme për të shfrytëzuar shanset. Me këto synime niset skiatorja e sllallomit Kiana Kryeziu për në Lojërat Olimpike Pekin 2022. Ajo kërkon të shkruajë historinë e vendlindjes së saj, Kosovës, si olimpistja e parë në lojërat dimërore. Suksesi i 17-vjeçares në sllallomin gjigant ka nxitur krenarinë kombëtare në Kosovë. Pavarësisht nga popullsia e saj e vogël prej 1.8 milionë banorësh, Kosova deri më tani ka fituar tre medalje të arta në xhudo në Olimpidën e Tokios.

Kryeziu e ka filluar sportin e skive që e vogël dhe vetëm falë mbështetjes së familjes së saj e vazhdoi ëndrrën e saj për të konkurruar profesionalisht. I intervistuar nga AFP, babai i Kianës, Visari shprehet:  “Ishte si të mbanim një mal mbi supe, duke pasur parasysh se skijimi alpin është një sport shumë i shtrenjtë. Ky është një moment historik i madh që arritëm në Lojërat Olimpike Dimërore”.

Vetëm pak vite më vonë, Kiana Kryeziu tani është gati të garojë kundër më të mirëve në botë, madje ajo shkon në Olimpiadë e kualifikuar me normë. “Do të bëj ski me idhujt e mi dhe me njerëzit që kam kohë që i shikoj në Televizor. Unë mendoj se do të jetë e mahnitshme. Dua të bëj performancën time më të mirë dhe ta vendos Kosovën sa më lart që të mundem në renditje.

Është një ëndërr e realizuar, do të thoja. Do të përpiqem të jem vetëm 10 sekonda më shumë se konkurrentja e parë” – tha Kiana. Ndërsa pritshmëritë e trajnerit të ekipit kombëtar të skive të Kosovës, Agim Popovci, janë të mëdha: “Ne presim më shumë suksese nga Kiana, por na duhet më shumë mbështetje (nga institucionet) sepse skijimi është një sport shumë i shtrenjtë” – tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›