E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pekin 2022, medalistët në podium pa maska

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me organizatorët e lojërave Olimpike dimërore të Pekinit, se sportistët medalistë, që do të ngjiten në podium, nuk do ta mbajnë maskën në mënyrë të detyruar. Pra kush do të marrë medalje nuk do të jetë i detyruar të mbajë maskë gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve.

Kina vendosur të rishikojë rregullat për tamponin, për të gjithë pjesëmarrësit në Olimpiadë. Komiteti Organizativ i Pekin 2022 ka vendosur t’u kërkojë të gjithëve një test molekular Ct, treguesi që mat ngarkesën e virusit. Vetëm ata që kanë rezultatin e një tamponi me Ct më të ulët se 35 do të konsiderohen pozitivë ndërsa deri më tani indeksi ishte 40. Kina vazhdoi të ruajë këtë prag, më i lartë se ai i përdorur në vendet e tjera. Vendimi do të ketë efekt të menjëhershëm dhe prapaveprues “në mënyrë që të përshtatet më tej me realitetin e mjedisit aktual dhe të mbështesë pjesëmarrësit në Olimpiadë”, shkruan IOC në një deklaratë.

Vjen mungesa e parë e rëndësishme në sportin e patinazhit, në Lojërat Olimpike Pekin 2022. Rusi Mikhail Kolyada ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përpara se të mbërrijë në grumbullimin e ekipit kombëtar në Krasnoyarsk. AI është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në këtë olimpiadë. Në vend të tij do të konkurrojë 18 vjeçari Evgeni Semenenko.

Zvicra do të dërgojë 116 kampionët e saj në olimpiadën Dimërore të Pekinit. Kjo është kombëtarja me numrin më të madh të sportistëve, që Zvicra ka dërguar ndonjëherë në një olimpiadë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›