E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiço Mustaqi: Kur futesha te zyra e Ramiz Alisë, më kontrollonin me minakërkues

Në fillim të korrikut 1990 nisi vërshimi i madh nëpër ambasadat e huaja. Policia nuk mundi ti ndalonte me gjithë përpjekjet dhe masat e marra. Në atë situatë të vështirë u kërkua ndërhyrja e ushtrisë, e cila e ndaloi me sukses dhe pa gjakderdhje këtë dhunim të rezidencave të ambasadave të huaja në Tiranë, duke u krijuar mundësi lëvizje dhe veprimi personelit të ambasadave që ishin bllokuar. Them me bindje se në atë kohë, po të mos kishte ndërhyrë ushtria, ambasadat e huaja do të ishin shkatërruar plotësisht, pasi masa e njerëzve të verbuar nga dëshira për tu larguar në drejtim të Perëndimit, nuk përmbaheshin. Tirana, Shkodra, Durrësi, Kavaja, etj., ishin mbushur me qytetarë të egërsuar, të cilët vetëquheshin atëherë forca anarkiste. Pak nga pak këto forca anarkiste u shtrinë në të gjithë vendin, duke shkaktuar edhe krime. Në këto kushte, ndërsa forcat anarkiste vetëm grabisnin, digjnin dhe përdhunonin, frika dhe paniku kishin arritur kulmin. Njerëzit, që nga anëtarët e qeverisë e deri tek qytetarët e thjeshtë e ndjenin veten të sigurt vetëm pas patrullave ushtarake që mundoheshin të ruanin rendin. Megjithatë, këto forca anarkiste ishin ende të paorganizuara. Hapja e ambasadave në 2 korrik 1990 solli shumë pështjellim. Si kundërveprim u bë  mitingu i madh në sheshin Skënderbej ku foli Xhelil Gjoni. Në këtë miting ata që u futën në ambasada u konsideruan fundërrinat e kombit. Ende nuk mendohej për ndryshime politike. Ndryshimi i sistemeve nuk u paraqit as  nga Ramiz Alia si një nevojë,  për të marrë masat e duhura  dhe të vepronin me organet dhe me njerëzit, që ndryshimi pastaj të vinte gradualisht e më i zbutur. . Mirëpo ajo ashpërsi me të cilën u fol në miting, për mendimin tim, tregon se ishte vendosur që gjendja duhej përballuar me masa më të ashpra. Në mbrojtje të ambasadave  doli Shkolla e Bashkuar dhe shkolla e oficerëve rezervistë e Zall Herit, pastaj edhe ajo e Vaut të Dejës.
Ushtria në ditët e vështira
Pas ngjarjeve të 2 korrikut, ushtria mori urdhër që të ruante TVSH, ministritë, Bankën dhe disa objekte të tjera të rëndësishme. Ajo ishte ngarkuar ndërkaq të furnizonte me ushqim zonat Veri-Lindore për shkak të kushteve të vështira që ishin krijuar dhe të mbronte çkishte mbetur ende pa u shkatërruar. Po kështu ushtrisë, ju dha për ruajtje porti i Durrësit. Kjo u bë me qëllim që të sigurohej ardhja e ndihmave nga Evropa. Portet e tjera pothuajse nuk ekzistonin fare. Kështu u sigurua ndihma e dhënë nga Italia dhe shtetet e tjerë evropianë. Duhet theksuar, se po të kishte ndenjur ushtria duarkryq, atëherë populli do të mbetej pa bukë për arsye se në Shqipëri në atë kohë sprodhohej asgjë dhe gjithçka vinte nga jashtë.

Urdhëri i mistershëm i Ramiz Alisë

Ramiz alia ne komanden e flotes luftarake detare

Situata e viteve 1990-91 ishte shumë e tensionuar. Pas shpërthimit të eksodit të madh, Ramiz Alia na urdhëroi për të sjellë disa brigada rezervistësh drejt Tiranës. Ndoshta donte të bënte presion për të qetësuar gjendjen e tensionuar. Sidoqoftë, unë prisja urdhërin me shkrim nga Ramiz Alia, si Komandant i Përgjithshëm, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Në atë kohë, shumica e komandantëve të divizioneve me të cilët komunikova për këtë punë, ishin skeptikë dhe e kundërshtuan ardhjen e këtyre brigadave në Tiranë. Po kështu edhe sekretarët e parë të rretheve. Një nga ata që e kundërshtuan ishte edhe sekretari i parë i komitetit të partisë të Tepelenës, Gramoz Ruçi. Unë, i telefonova Gramozit nisur nga shoqëria që kishim, por ai ma ktheu: Ne nuk i dërgojmë rezervistët në Tiranë, pse i kemi për të luftuar kundër armikut në kufi. Për çudi, të nesërmen Gramoz Ruçi u emërua ministër i brendshëm në qeverinë e Fatos Nanos. Disa komandantë divizionesh si në Shkodër e në Vlorë shprehën shqetësimin se këto njësi rezervistësh mund ti kthenin armët kundër nesh, prandaj aty për aty e anulova urdhrin për mobilizimin e atyre brigadave. Përfundimisht këto brigada nuk u dërguan në Tiranë, për arsye se urdhri nuk u ligjërua me shkrim nga Komandanti i Përgjithshëm. Me kalimin e orëve, ky urdhër sikur u harrua prej Ramiz Alisë, i cili ndofta ndërroi mendje. Ndoshta edhe sepse shumica e rezervistëve nuk prisnin të mbushnin radhët e ushtrisë, ndërkohë që ata marshonin si refugjatë drejt Greqisë e Italisë. Mbase këtë urdhër R.A. e dha për të thënë më vonë se e shpëtoi Shqipërinë nga lufta civile. Urdhër pa asnjë objektiv e synim.
Depolitizimi i ushtrisë
Me ndryshimin e sistemeve dhe vendosjen e pluralizmt politik, lindi nevoja që të depolitizohej e departizohej edhe ushtria. Në mars të vitit 1991 bëmë studimin në të gjithë ushtrinë, përfshi edhe MMP-në e Shtabin e Përgjithshëm dhe ramë në përfundim që ushtria të depolitizohej e departizohej. Këtë studim ia dërguam KQ-së e Ramiz Alisë, i cili çuditërisht nuk e përkrahu. Them çuditërisht, sepse ai më shumë se çdokush e dinte se nuk mund të kishte ushtri të politizuar në një sistem pluralist. Në fund të marsit 1991, Ramiz Alia mblodhi gjithë komisarët e divizioneve në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe që në fillim e hapi takimin duke iu thënë: E shikoni, shokë komisarë, Kiçua nuk e do PPSH-në ushtri (me një zë si për të testuar pulsin e tyre dhe pasi të sigurohej për shumicën, ndoshta-ndoshta do të isha përgjegjës i konkluzioneve përfundimtare). Por ndodhi ajo që nuk pritej. Vetëm dy komisarë i thanë: Si urdhëron shoku Ramiz. Ne e duam PPSH në ushtri.
Ruajtja e portit të Durrësit
Ishte një nga detyrat më të vështira. Më bënte përshtypje se, para se portin ta merrte ushtria, Ministri i Brendshëm i thoshte shoku Ramiz: Nuk mbrohet porti me katër policë. Dhe unë mendoja se kjo ishte e vërtetë . Mirëpo, kur shkuam ne atje, pamë se porti i Durrësit kishte rreth  200 ushtarë të kufirit dhe 57 policë, pa llogaritur forcat e sigurimit. Askush smund ta shkojë ndërmend atë periudhë. Sot gjërat janë të qeta dhe ato momente vijnë si ëndrra të harruara. Ishte një kohë me mjaft probleme. Në port ishin pleksur  forcat  kundërshtare  të partive të ndryshme. Por ne vendosëm  rregulla të forta, vendosëm shumë  efektiva  e oficerë, vendosëm tanke, më tepër  për efekte psikologjik. Në port mund të futeshe vetëm me leje e firmë  të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm. Pati ndërhyrje  për të kompromentuar njerëz nga efektivi, me qëllim që tu mundësohej kalimi i refugjatëve, por ata u çuan në gjyq. U informova  shumë herë  se civilët i afroheshin portit vetëm për të pyetur nëse ishte e vërtetë,  se do të qëlloheshin nga ushtarët nëse tentonin të kalonin. Dhe, kur merrnin përgjigje se me kalimin e vijës së bardhë dhe pas paralajmërimit, ushtarët kishin urdhër ti asgjësonin, ata ktheheshin të mërzitur e duke sharë. Bashkë me ne vepronin edhe forcat e policisë, që e ruanin më parë portin. Ato më tepër  pengonin se punonin. E mbanin edhe hundën përpjetë, a thua se nuk ishin ata që e lëshuan portin në anarki të plotë. Kjo ndofta vinte edhe nga fakti se komandanti i policisë ishte i afërm i një udhëheqësi të lartë. Pyeta njëherë kryetarin e degës së brendshme të Durrësit (Adriatik e quanin) se si e lëshuat portin aq lehtë, pa u gërvishtur makar një ushtar apo polic dhe ai mu përgjigj: Kemi urdhër nga ministria që të mos qëllojmë. Në këto kushte, duke marrë parasysh edhe rrethanat e kohës, i bëra një informacion Ramiz Alis). Ku midis të tjerash  i shkruaja se konsta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›