E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë, Banka ndryshon rregullat

Ndryshojnë rregullat për kreditë. Penalitetet për individët do të jenë më të ulëta dhe transparenca e bankave për kushtet që ofrojnë do të rritet.Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi ndryshimet në rregulloret përkatëse për transparencën dhe kreditë, duke përmbushur kështu atë që pati premtuar kohë më parë. Po ku konsistojnë ndryshimet që janë bërë në dy rregullore?
Kreditë
Informacioni që klientit i jepet para nënshkrimit të kontratës për kredi apo në kontratë, është më i detajuar. Nëse më herët ishte e detyrueshme që të dihej vlera e këstit, numri i kësteve dhe periodiciteti i shlyerjeve të kësteve (pagesave), tani bëhet e detyrueshme paraqitja e një plani të shlyerjes së kredisë(kjo më herët ishte alternative). Plani duhet të ketë të parashikuar totalin e detyrimit për të gjithë kredinë, duke filluar që me vlerën fillestare, shtuar edhe interesin. Ndryshime janë bërë edhe në informacionin që jepet në kontratën e kredisë. Klientit duhet ti mundësohet dhënia e informacionit për totalin e shumës që do të duhet të paguajë, duke filluar me shumën e marrë plus dhe pjesën e interesit. Shlyerja e një kredie para kohës së maturimit të saj në rregulloren e re sanksionohet se mund të bëhet në çdo kohë. Lidhur me këtë pikë është shtuar edhe një nen i ri, i cili përcakton penalitetet që duhet të paguajë klienti në kohën që bën një parashlyerje të kredisë. Kështu, nëse periudha mes shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit, klienti nuk duhet të paguajë më shumë se 2 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit. Nëse kjo periudhë nuk kalon 1 vit, kompensimi nuk tejkalon 1 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit. Parashlyerja nuk pranohet vetëm në rastet kur periudha përkon me kohën kur norma e kredisë nuk është fikse.
Transparenca
Lidhur me transparencën, ndryshimet bëhen që në konceptin e normës së interesit të kredisë e cila me rregulloren e re sanksionon se llogaritet mbi bazën e një indeksi orientues dhe një marzhi fiks. Banka e Shqipërisë ka përforcuar faktin që tashmë bankat në vend duhet të publikojnë si në ueb, ashtu edhe në ambientet e punës normat e interesit për depozitat, kreditë apo komisionet për shërbimet. Bankat nga ana tjetër nuk mund të ndryshojnë metodologjinë e llogaritjes së interesit për depozitat dhe kreditë pa pëlqimin e klientit. Në rastet kur zbatohet një normë e ndryshueshme interesi, klienti njoftohet me shkrim të paktën një herë në vit. Të gjitha normat që aplikojnë bankat, do ti paraqiten në fund të çdo tremujori Bankës së Shqipërisë, e cila do ti publikojë ato, duke bërë edhe krahasimet përkatëse.

2 per qind
të shumës së kredisë së paguar para afatit, nuk tejkalon vlera që paguhet në rastet kur periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë, është mbi 1 vit.

1 per qind
të shumës së kredisë së paguar para afatit, nuk tejkalon vlera që paguhet, në rastet kur periudha e shlyerjes së kredisë para afatit nuk kalon një vit.

Dy rregulloret e ndryshuara

NDRYSHIMET NË RREGULLOREN PËR KREDINË KONSUMATORE DHE KREDINË HIPOTEKARE PËR INDIVIDËT

NENI 6
INFORMACIONI PARAKONTRAKTOR
PIKA F)
Ishte
f) vlerën e këstit, numrin e kësteve dhe periodicitetin e shlyerjeve të kësteve (pagesave), si dhe kur është e mundur të paraqitet një plan i shlyerjes së kredisë;
Bëhet
f) vlerën e këstit, numrin e kësteve dhe periodicitetin e shlyerjeve të kësteve (pagesave), si dhe të paraqitet një plan i shlyerjes së kredisë duke përfshirë totalin e detyrimit (kryegjë dhe interes) për të gjithë kredinë..

NENI 7
INFORMACIONI KONTRAKTOR
PIKA H)
Ishte
h) shumën e këstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e çdo kësti (pagesave të konsumatorit) për të shlyer kredinë, dhe çdo shpenzim tjetër lidhur me dhënien dhe përdorimin e kredisë, të pa raqitur në një plan shlyerjeje të kredisë;
Bëhet
h) shumën e këstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e çdo kësti (pagesave të konsumatorit) për të shlyer kredinë, dhe çdo shpenzim tjetër lidhur me dhënien dhe përdorimin e kredisë, të paraqitur në një plan shlyerjeje të kredisë (kryegjë dhe interes).

NENI 12
TË DREJTAT DHE DETYRIMET NË RASTIN E SHLYERJES (PAGESËS) SË KREDISË PARA AFATIT TË MATURIMIT
Ishte
Konsumatori ka të drejtën e shlyerjes së plotë ose të pjesshme para afatit të maturimit të detyrimeve të tij, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e kredisë konsumatore për këtë qëllim. Në këtë rast, banka duhet të bëjë një reduktim të kostos totale të kredisë. Ky reduktim konsiston në uljen e interesave dhe kostove të aplikuara mbi pjesën e pashlyer të kredisë, për periudhën e mbetur sipas kontratës së kredisë.
Bëhet
Konsumatori ka të drejtë të kryejë në çdo kohë, edhe para afatit të maturimit, shlyerje të pjesshme ose të plotë të detyrimeve të tij të lindura nga kontrata e kredisë konsumatore.
Në këtë rast, banka duhet të bëjë një reduktim të kostos totale të kredisë. Ky reduktim konsiston në uljen e interesave dhe kostove të aplikuara mbi pjesën e pashlyer të kredisë, për periudhën e mbetur sipas kontratës së kredisë.
Shtohet në nenin 12
2. Në rastin e shlyerjeve të kredisë para afatit, banka ka të drejtën për një kompensim të drejtë dhe objektiv, për kosto të mundshme të lidhura direkt me shlyerjen/et e kredisë para afatit, me kusht që shlyerja para afatit ti përkojë një periudhe, për të cilën norma e interesit është fikse, sipas përcaktimit në kontratën e kredisë.
3. Nëse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit, kompensimi i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, nuk tejkalon 2 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit dhe nëse kjo periudhë nuk kalon 1 vit, kompensimi nuk tejkalon 1 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit.
4. Kompensimi për shlyerjet e parakohshme nuk aplikohet në rastet e mëposhtme:
i) nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontrate sigurimi, e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë;
ii) për kredinë kufi (overdraft-in); dhe
iii) nëse shlyerja e kredisë para afatit i përkon një periudhe, për të cilën norma e kredisë nuk është fikse.

NDRYSHIMET NË RREGULLOREN
MBI TRANSPARENCËN PËR PRODUKTET DHE SHËRBIMET BANKARE E FINANCIARE

NENI 4
PËRKUFIZIME
Shtohen
c) normë fikse e interesit për kreditë është norma e interesit, për të cilën banka dhe kredimarrësi bien dakord në marrëveshjen e kredisë, që të jetë një përqindje fikse e pandryshuar për gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes së kredisë ose disa përqindje fikse të pandryshuara për periudha të pjesshme.
d normë e ndryshueshme e interesit për kreditë është norma e interesit, për të cilën banka dhe kredimarrësi bien dakord në momentin e nënshkrimit/lidhjes së marrëveshjes/kontratës së kredisë, e cila llogaritet mbi bazën e një indeksi orientues dhe një marzhi fiks.

Neni 5
KËRKESA TË PËRGJITHSHME
Ishte
1. Bankat publikojnë:
a) afatet dhe kushtet e llogaritjes dhe të ndryshimit të normave të interesit për depozitat, për kreditë dhe komisionet për shërbimet e kryera;
b) metodologjinë e llogaritjes së interesave për depozitat dhe kreditë; si dhe
c) kushtet dhe afatet e shlyerjes së kredive.
Publikimi i tyre bëhet edhe në faqen e bankave në internet.
Bëhet
1. Bankat publikojnë dukshëm dhe qartësisht në faqet e tyre të internetit dhe në am

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›